11 settembre 2012

Kalaja e Dalmaces ,duke shpluhurosur trupin e nje qyteti te fjetur te shekullit 7-8 i mesjetes.


Ne nje zone ku toka hera heres duket sikur do te cike qiellin e ngjyer shkrijtazi me liqenin e Komanit dhe valezimin e Drinit, prej mese 4 vitesh nje grup arkeologesh shqiptaro-francez gdhihen e ngrysen duke shpluhurosur trupin e nje qyteti te fjetur. Ata punojne ketu ne zonene njohur si kalaja e Dalmaces disa muaj te vitit per t’u rikthyer e rikthyer serish me te njejtin pasion edhe pse mbeshtetjen e autoriteteve shqiptare thuajse nuk e kane njohur.

Shtegu qe pershkohet ne kembe per jo me pak se 1 ore e 30 minuta eshte e vetmja ure komunikimi me kampin e ngritur prane qendres arkeologjike. Pervec banoreve te zones qe ndihmojne me kafshet e tyre askush tjeter nuk eshte kujtuar per te hapur nje udhe dicka me pak te lodhshme e qe neser do te sherbente per te sjelle ketu turiste te ndryshem.

“Ne e bejme ne kembe 1 ore e gjysem ngjitje. Ndersa gjithe infrastrukturen gjithe instalimet e kampit apo materialet profesionale apo ushqimet i ngjisim me kuaj dhe mushka. Pra ne fakt vertete nese do ta kthejme ne nje nga pikat e reja turistike do te duhej patjeter qe ta integronim ne rrjetin e komunikimeve te Republikes”, thote Etleva Nallbani pjese e grupit te arkeologeve.

Kah sfilitjes fizike nga ngjitja, dallohen gjymtyret e para te qytetit qe fillesat e tij i ka diku ne periudhen helenistike.

“E njihnim deri vone vetem per nekropolin e tij i germuar ne vitet 60-80 ne kuader te teorise nacionaliste mbi vazhdimesine iliro-shqiptare. Sot ai perben nje vendbanim i cili shtrihet ne disa shekuj. Dmth i ka fillesat qe ne periudhen helenistike te vone, vazhdon me antikitetin e vone dhe sidomos per periudhat e erreta te mesjetes, dmth me fillimin e shekujve te mesjetes shekujve te 7 – 8 dhe sidomos me nje rrimarrje te re ne shekujt e 11 – 13”, shprehet Nallbani.

Qyteti  mesjetar permbledh deri sot 5 kisha qe i japin identitetin e nje zone sic ka qene ajo e Pultit te siperm, nje vendbanim i ndertuar ne sistem tarracash , nivele banesash , rruge , shkallare, me shume se 1000 varre, e gjithcka tjeter qe perfshin nje qytet te kohes.

Edhe pse pa bujen qe duhet ne fakt ti shoqeronte e qe ne shqiperi lartesohet per fat te keq tjeterkund, zbulimet ndjekin hap pas hapi njeri tjetrin. Vec godinave e ndertimeve te gurta, te pafundme duken zbulimet e larmishme ne qeramika ,amfora, sende te ndryshme e prodhime lokale te punuara me dore e qe i perkasin nje nderthurjeje kulturash te mahnitshme.

Interesant eshte fakti qe pervec importit te qeramikes nga Italia e jugut kemi dhe importe te tjera te perfaqesuara nga amfora te tipit otranto gjithashtu te ardhura nga zona e Italise se jugut.

Jam duke ndare kete grup kockash qe vijne nga nje nga sektoret e germimeve. Eshte interesante sepse duket sikur ne nje kohe qe kronologjikisht mbetet e papercaktuar , jemi ne prezence te popullesive te ndryshme.

Deri para ketij zbulimi kjo qender njihej thjesht per varrezen e saj te interpretuar si nje pikelidhjeje mes Ilireve dhe arberve ndersa sot ajo hedh drite mbi larmine e popullesise e mbi organizimin e jetes ne qytete te shekujeve te pare te mesjetes per te cilat jo vetem arkeologjia por edhe historia kishin shume pak informacion. Ndaj ky qytet perben nje pike referimi ne studimin dhe perceptimin e ballkanit perendimor ne shekujt 6 – 13 pas krishtit.

“Mos njohja e vendbanimit te Komanit ka te beje edhe me politikat drejtuese te trashegimise kulturore apo te studimeve arkeologjike qe zhvillohen ne Shqiperi dhe kjo ndodh pasi deri tani jane bere kerkime kryesisht ne qendrat klasike apo romake, ato prane bregdetit apo ne zonat me lehtesisht te kapshme nderkohe qe veriu i Shqiperise ne nje fare menyre eshte lene pas dore”, thote ajo.

“Duhet qe kete vend per ta bere te vizitueshem te manaxhohet, te ristrukturohet qe te mos jete nje terren i kote ku njerezit vijne dhe bejne shetitje, por nje vend i vertete arkeologjik ku te kete njerez qe t’i presin t’i udheheqin tu tregojne dokumenta te ndryshme per te kuptuar vleren e ketij vendi”, thone arkeologet franceze.

Jo me kot francezet jane rikthyer ne kete vend qe flet shume per identitetin e kombit shqiptar. Sipas historise njeriu i pari qe i dha udhe ne 1898 germimeve ketu ishte konsulli francez i shkodres Degrand. Rreth 1 shekull me pas me shkolla franceze e romes ne bashkepunim me institutin arkeologjik shqiptar nen subvencionimin e komisionit te germimeve te ministrise se puneve te jashtme franceze ka hedhur bazat e ketij zbulimi te rendesishem. Nje zbulim qe veshtire se do te ishte i mundur te realizohej nese nuk do te vinte kjo mbeshtetje qe per fat te keq sic ndodh ne shumicen e rasteve per mungese fondesh nuk i perket shtetit shqiptar.

Ore te zgjatura germime mes eksperteve arkeologe dhe malsoreve te fshatrave perreth per te cilet ky eshte nje punesim sezonal jo pak fitimprures e qe neser te pakten ne leter duhet te shnderrohet ne nje pike te rendesishme turistike, qe do tu zbulonte te gjitheve kulturen e komanit. Nje kulture qe paraqitet sipas zbulimeve mjaft e zhvilluar si nga pikpamja ekonomike ashtu edhe nga ajo kulturore permes tregetise se metaleve e sendeve te tjera, panorames se shtepive te gurta qe ne themel ngjajne jo pak edhe me ato te sotmet ne zona te thella te vendit.

Historia e lashte edhe pse mes indiferentizmit te plote shtetar po fal nje tjeter perle , qe tashme mbetet per t’u pare nese do te renditet aty ku meriton apo do te lihet si deri dje ne meshire te fatit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate