Elsa Demo
Asnjë nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dje në seancën dëgjimore përballë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nuk u shpreh kundër praktikës së dhënies me qira të monumenteve të kulturës. Por të gjithë janë kundër modelit ekonomik që propozon qeveria nëpërmjet këshilltarëve, ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës. Është një nismë që në një kuadër të paqartë e të paplotë ligjor (projektligji Për Trashëgimin është akoma tavolinave) justifikon rijetëzimin e serie monumentesh të kategorisë së parë, pra kombëtare, në aspektin vetëm ekonomik.
Siç dihet, në janar, ministri i Kulturës Aldo Bumçi, e deklaroi këtë nismë dhe përmendi disa modele suksesi se si mund të ndodhë kjo. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe e këshilltari i kryeministrit Neritan Ceka kanë komentuar gjithë të mirat e kësaj pune si vijim strategjisë së kryeministrit për turizmin. Reformatorët sjellin si precedentë praktikat e mëparshme të dhënies me qira në Kalanë e Lëkurësit, Petrelës, Prezës apo projekti shumë i rëndësishëm në Kalanë e Lezhës. Siç shihet janë kryesisht kalatë që preken nga qiratë afatgjata.
Pse merret si ideal modeli i Lezhës? Sepse ky projekt parashikon që pjesa e sipërme e rrënojave të kalasë, të rindërtohet e të përdoret për aktivitet biznesi bar-restorant siç janë të gjitha aktivitetet e deritanishme të privatëve, atje ku ka, në monumente. Në rastin e Lezhës “kompania” merr përsipër mirëmbajtjen e monumentit dhe restaurimin e mureve të objektit në përdorim, duke qenë nën kontrollin e specialistëve.
E njëjta praktikë synohet në objektet e nismës.
Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve i përfaqësuar nga Lorenc Bejko, Artan Lame, Iris Pojani, Gjerak Karaiskaj e Mustafa Nano argumentuan para Komisionit Parlamentar se janë kundër emfiteozës termi i përdorur për qiratë afatgjata apo dhënien me koncesion të monumenteve të kulturës për 30-40 vjet a më shumë. Në emër në shoqërisë civile në përgjithësi, që është shprehur kundër në media në këta dy muaj, Forumi e quan domethënëse që e vetmja nismë e IMK-së në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarësisë të jetë dhënia me qira e monumenteve.
Lorenc Bejkon, arkeolog, ish drejtor i Monumenteve të Kulturës, kjo nismë e shqetëson për tri arsye. Ai sheh në listën e monumenteve të kulturës që do të preken nga dhënia me qira afatgjatë, një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë të lashtë po edhe mesjetare të Shqipërisë, “gjë që do të thotë se përbën një bërthamë shumë të rëndësishme të atij identiteti kombëtar që duhet ruajtur dhe duhet promovuar si i tillë”.
Së dyti, propozimet që vijnë nga IMK dhe nga MTKRS nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Restaurimit, janë Kalaja e Lezhës dhe Kalaja e Ndroqit, dy shembuj që jepen si modeli mbi të cilin do të ndërtohet edhe dhënia me qira afatgjatë e monumente të tjera.
Së treti: Legjislacioni e shpreh qartë se në monumentet e kulturës as nuk mund të mendohet rindërtimi mbi rrënoja, siç propozohet në kalanë e Lezhës. Bejko nënvizon që Karta Shqiptare e Restaurimit e miratuar në vitin 2007 me një vendim të Këshillit të Ministrave, kërkon respektim e një parimi: të mos ndërhyjmë duke rindërtuar gjëra që mistifikojnë thelbin historik të monumenteve.
Bejkon e shqetëson aftësitë e kufizuara që kanë strukturat e shtetit sot për ta garantuar procesin e dhënies me qira të monumenteve apo atje ku mund të kërkohet ndërhyrja e sektorit privat. “Sektori publik është larg aftësisë për ta kontrolluar këtë proces.” Dhe së fundi, specialisti shqetësohet që “sistemi i trashëgimisë kulturore është kapur prej fyti që nga viti 2009 nga shumë pak individë”, të cilët nuk lejojnë as të zhvillohet e as të ecë përpara projektligji për trashëgiminë, as të merren parasysh amendimet e para katër viteve.
Rajmonda Bulku është gati e prekur nga problemi që ngrenë këta profesionistë e aktivistë. “Ky shqetësim qëndron edhe tek ne”, thotë ajo, duke nënkuptuar me atë ne shumicën. Është sjellje e shëmtuar si është vepruar me disa kala. Për mua nuk duhen dhënë me qira, po si të veprojmë? Si mund të shpëtohen? Ky është halli i përbashkët.”
Mustafa Nano i përgjigjet se mjafton që vendimi që do të merret, t’i bindë të gjithë.
Po cili është konteksti evropian me administrimin privat të trashëgimisë kulturore?
Iris Pojani dallon tri modele. Njëri njeh vetëm shtetin si administrator të monumentit të kulturës. Modeli tjetër, më i shëndetshmi e më i qëndrueshmi, është vendosja e partneritetit të mirë privat-shtet dhe i treti, model ekstremist e quan ekspertja e trashëgimisë, është dhënia me qira afatgjatë apo emfiotike e trashëgimisë kulturore. Pojani pjesëmarrëse në hartimin e ligjeve në vite “Për Trashëgiminë”, kujton përvojën 15-vjeçare që ka ndodhur në Evropë si Itali, Francë dhe në vendet anglosaksone, e që është mbyllur në vitin 2005. “Në këtë vit UNESCO, Këshilli i Evropës, arrijnë në përfundimin se administrimi i trashëgimisë në këtë mënyrë, me dhënie emfiotike apo me privatizim, është një model që duket shumë bukur në fillime, sepse i jep një fitim të shpejtë shtetit dhe privatit, por me kalimin e kohës degradon, pra është një model jo i qëndrueshëm.” Rekomandimi 1730 për administrimin privat të trashëgimisë kulturore, që ka nxjerrë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i hap rrugën balancës së mirë privat-shtet. Sektorit privat i besohet një pjesë e shërbimeve në monumentet e kulturës, administrim i pjesëve të vogla si dyqane, muze apo i konservimit të fondeve muzeale, por “kalimi qoftë vetëm te privati, qoftë vetëm te shteti, pra jo ekskluzivitet i njëri apo tjetrit sektor, konsiderohet si zhbalancim i kësaj fushe”.
Gjithnjë sipas përvojës që citon Iris Pojani, për t’i hyrë këtij procesi rijetëzimi, do duhej kryer një studim i krahasuar për përgjegjësitë e të dy palëve, publik dhe privat, për të parë modelet që nuk kanë funksionuar apo modelet e reja që po dalin. “Një nga pikat e rekomandimit të Asamblesë është që një pjesë shumë e madhe se siteve që iu jepen privatëve humbin edhe atë që quhet potencial arkeologjik, si për shembull në Kalanë e Ndroqit apo të Lezhës ku potenciali arkeologjik është njëqind për qind. Si mundet shteti t’ia lërë në dorë një privati i cili nuk ka njohjen më të domosdoshme të trashëgimisë kulturore? Si nuk janë konsultuar këto dokumente? Ç’është ky qëndrim nga institucionet tona shkencore që bëjnë propozime të këtij tipi?” pyet Pojani.
Alternativa që ofrojnë modelet emfiotike, siç vëren Pojani në listat e hershme dhe të ardhme, partneriteti privat-shtet sheh vetëm bare e restorante. Në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” thuhet: “Monumentet e kulturës të kategorisë I dhe II në qendrat historike, qytetet-muze dhe ansamblet-muze mund të shfrytëzohen edhe për funksione të tjera, që nuk cenojnë në asnjë mënyrë vlerat e tyre. Aty mund të vendosen institucione shtetërore ose private, si muze, biblioteka, atelie monumentesh, fototeka, galeri artesh dhe ekspozita të ndryshme.” Pra ligji nuk përmend modele administrimi të monumenteve me bare dhe restorante. “Unë shoh se i vetmi aktivitet që ne bëjmë është restoranti”, përfundon Pojani.
Ndonjë anëtari të Komisioni si Gerti Bogdanit kjo seancë i duket thjesht humbje kohe ose së paku të thuhet se çfarë kanë bërë në vite të tjerët, si janë betonuar rrënojat e Durrësit? Kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj u kujtoi të pranishmëve se Komisioni ka detyrimin dhe përgjegjësinë edhe të monitorimit të ligjeve të cilët tashmë janë të miratuara. Sugjerimet për këtë çështje nga përfaqësuesit e shoqërisë civile do t’i vlenin komisionit për të ditur se çfarë mund të përmirësohet në kuadrin ligjor, e ndoshta për të thirrur në një seancë të ardhshme Ministrin e Kulturës Aldo Bumçi.
Artan Lame hedh poshtë qëndrimet e personave që e trajtojnë dhënien me qira afatgjatë të monumenteve në bazë të legjislacionit ekzistues. Ai e quan absurde që të përdorësh të njëjtin legjislacion të dhënies me qira të objekteve publike edhe te trashëgimia kulturore. E nëse thuhet se kjo histori po ndodh sepse shteti s’ka takat t’i mirëmbajë këto objekte, që janë “monumente të palcës së vet, atëherë shteti duhet të ngrejë duart përpjetë”, shton Lame, dikur drejtues në Ministrinë e Kulturës për trashëgiminë. “Eksperienca e këtyre viteve ka treguar se si nuk duhen bërë gjërat. Jam pro dhënies me qira, por një pjesë e atyre që janë dhënë me qira, ka treguar që shteti nuk është në gjendje t’i mbajë. Në këtë 100 vjetor të pavarësisë tingëllon jo mirë fakti që mendohet për të dhënë me qira dhe për 100 vjet të tjera një pjesë të qenësishme të trashëgimisë kulturore, duke ua hequr brezave të tjerë të drejtën për të vepruar e për ta mirëmbajtur atë sipas një koncepti totalisht të ndryshëm.”
Në përfundim, Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve i bëri të ditur Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nuk mund të jepen me qira monumente me rendësi kombëtare, por objekte të rëndësisë relative apo rajonale. Dhënia me qira bëhet për afate të shkurtra 2-5 vjet, pas kësaj për 5-10 vjet, në mënyrë që të shihet sjellja dhe serioziteti i investitorit. Edhe ky i fundit nuk duhet të ketë si veprimtari jetike marrjen me qira të një mjedisi brenda monumentit. Argumentin kryesor pro kësaj nisme se dhënia me qira bëhet për shkak se mungojnë shërbimet restoratore në këto objekte, Forumi e quan të pabazë, sikur “IMK-ja të ketë funksion kulinar dhe jo atë të mbrojtjes së trashëgimisë”. Madje Forumi dyshon se i gjithë ky proces mbështetet për të mbuluar dhënien me qira të disa objekteve të paracaktuara dhe personave të paracaktuar.
Përvoja e Karaiskajt:
Kam gabuar njëherë
Prof. Gjerak Karaiskaj, ish drejtor i Monumenteve të Kulturës, me përvojë 40-vjeçare në fushën e trashëgimisë, në studimin e fortifikimeve në veçanti, kujtoi dje një historik të dhënies me qira të kalave mesjetare. “Shfrytëzimi si lokale ka filluar që para nëntëdhjetës në ato kala që ishin një potencial turistik. Për shembull në kalanë e Gjirokastrës, një lokal nën tokë përdorej për turistët. Apo lokali në kalanë e Shkodrës. Në të dyja rastet lokalet nuk i kanë kalatë por as u kanë dhënë gjë atyre.”
Nga një epokë tjetër, e lulëzimit të sektorit privat, Karaiskaj sjell shembujt e praktikës me Kalanë e Lëkurësit në Sarandë ku nuk është bërë asnjë dëm, sepse monumenti i periudhës së Ali Pashës, nuk kishte shtresë kulturore, nuk do t’i prekej asgjë nga muret. Edhe një lokal që ka qenë i ushtrisë italiane i 1920-ës, u la në ato përmasa, në ato elemente dhe është transformuar duke iu përshtatur një periudhe të hershme.
Në Kalanë e Petrelës, projektin e të cilës e ka bërë Karaiskaj, rikonstruksioni u bë identik ashtu siç ka qenë. “Dhe prapë e shoh me rrezik sepse është e pamundur që ta kontrollosh biznesmenin, dhe nuk di që ai biznesmen t’i ketë dhënë ndonjë gjë Kalasë së Petrelës. E pranoj vetë gabimin.”
Përdorimin e kalave nga privatët Prof. Karaiskaj e quan rrezik. Ai nuk është kundër rigjallërimit total, por “çdo rast duhet parë me preçedencë dhe projekti të bëhet nga specialistë të mirëfilltë të kësaj fushe. Nëse nuk ju pëlqejnë këta të Shqipërisë, merrini jashtë, ka sa të duash”.
Projekti në Kalanë e Lezhës që reformatorët e quajnë modelin më të mirë, prof. Karaiskaj e quan flagrant. Në një kala bizantine jashtëzakonisht të rëndësishme, ku ato pak gërmime që janë bërë kanë dhënë rezultate shumë të mira, nuk mund të ringrihen rrënojat me hamendje, përndryshe objekti del jashtë përdorimit.
Ai propozon që investitorit privat t’i lejohet ngritja e një lokal prej druri afër murit të kalasë dhe ai të ketë përgjegjësi për forma të mirëmbajtjes së monumentit.
Në vitin 2004 disa raste të dhënies me qira të monumenteve nga ana e Institutit të Monumenteve të Kulturës, u konsideruan shkelje të ligjeve dhe vendimeve “Për trashëgiminë kulturore”, “Për shpalljen pasuri kulturore të disa kalave dhe kështjellave”, “Për dhënien me qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore”. Atëkohë, vetë Karaiskaj ka pasur përvojë në zgjidhjen e kontratave të qirave në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Bëhej fjalë për dy kullat në Kalanë e Bashtovës në Gosë të Kavajës, një ambjent gjashtëkëndor në tarracën e Kalasë së Porto-Palermos, Akropoli i Kalasë së Beratit, Kulla veriore e Kalasë së Prezës, një ambjent në Kalanë e Shkodrës, Kulla B në Kalanë e qytetit të Durrësit dhe “Hamami Turk” po në Durrës.
Dhënia me qira e pronave të tilla shtetërore, pasuri kombëtare e me vlera historike është e lejueshme, por një nga kushtet e kontratës me privatin është investimi që ai duhet të derdhë, për qëllime turistike dhe pa i ndryshuar apo bastarduar mjediset e monumentit. Në një nga nenet e ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore” thuhet se “monumenti i kulturës mund të rijetëzohet për qëllime administrative dhe social-kulturore, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit. Për çdo rast shfrytëzimi i monumentit të kulturës lejohet vetëm pasi të jetë lidhur kontrata, ndërmjet përdoruesit dhe pronarit, i cili është i detyruar të vërë në dijeni Institutin e Monumenteve të Kulturës.”
Disa monumente dhënë me qira:
Kalaja e Shkodrës, Restorant
Kalaja e Lezhës, Restorant, Motel, etj (projekt).
Kalaja e Krujës, Restorante
Kalaja e Prezës, Restorant
Kalaja e Ndroqit, Restorant (projekt).
Kështjella e Petrelës, Restorant
Kalaja e Durrësit – Torra, Klub
Kalaja e Elbasanit, Restorant
Kalaja e Tepelenës, Klub
Kalaja e Lëkurësit, Restorant
Disa monumente nga lista e MTKRS-së
Flitet për të dhënë ndër të tjera:
Kështjella e Porto Palermos,
Kullë tjetër në Kalanë e Elbasanit,
Kalaja e Bashtovës,
Hamamet e Durrësit, etj.
Burimi: Shekulli.com.al

Nessun commento:
Posta un commento