02 settembre 2012

Muzeu Arkeologjik i Tiranës, 100 objekte do shkojnë në Romë, muze i cili dallon për nga dominimi i të turistëve të huaj

 më 02 Shtator 2012
Rreth 100 objekte kulturore do të merren vetëm nga Muzeu Arkeologjik i Tiranës për ti çuar në një ekspozitë në Romë të Italsië . Kjo eshte nje iniciativë e Ministrisë së kulturës në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik dhe fondet e tij në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë me qëllim promovimin e kulturës shqiptare pertej kufijeve shqiptare

Kësaj ekspozite interesante do ti shtohen gjithashtu edhe objekte kulturore nga muzeu i Apollonisë, Butrintit, Durrësit dhe më pak nga Muzeu Historik Kombëtar. Ministria e Kulturës do të jetë ajo që do do të vendosë kohën dhe përzgjedhjen e objekteve që do ekspozohen për te gjithe artdashësit italianë dhe sigurisht emigrantëve shqiptarë që ndodhen atje.

Muzeu Arkeologjik i Tiranës Iicili do të na përfaqësoi me pjesën më të madhë të objektëve në Romë, eshte muze i cili dallon për nga dominimi i të turistëve të huaj, të cilat e frekuentojnë në masën rreth 90 %, dhe sipas të dhënave nga ky muze gjatë këtij sezoni veror është vizituar nga rreth 200 turistë në muaj. Ky muze është i ndarë në 5 pavione dhe ruhen objekte të ndara sipas periudhave nga ku kemi : ajo e prehistorisë, antikitetit ilir, antikitetit të vonë dhe atij të mesjetës.

1 commento:

  1. foto shum e bukur por eshte e trukume .keni vu dielin perballe po keni lene hijen e personit qe te ben te mendosh qe dielli eshte ne te djathte 90 grad .

    RispondiElimina

Search

Translate