
Sipas bashkëdrejtuesit të ekspeditës, arkeologut Dhimitër Çondi, puna kërkimore do të përqëndrohet në zonën arkeologjike pranë teatrit antik, me qëllim evidentimin e gjetjeve të ndryshme. “Pjesë e punës sonë do të jenë edhe elementët e ndryshëm studimorë në lidhje me këtë qytetërim të lashtë”, thotë arkeologu Çondi.
Ndërsa për bashkëdrejtuesin tjetër të ekspeditës, profesorin italian Roberto Perna, një rëndësi të veçantë në këtë mision arkeologjik do t'i kushtohet edhe restaurimit të objekteve të ndryshme që do të zbulohen në rënojat e qytetit antik. “Krahas elementëve kërkimorë dhe studimorë kjo ekspeditë synon edhe rijetëzimin e qyteti antik të Adrianopolit në shërbim të zhvillimit të turizmit dhe kthimin e këtij siti në një Park Arkeologjik”, thotë Perna.
(BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento