06 settembre 2012

Shqipëria prezanton historinë e arkitekturës në Bienalen e Venecias

Shqipëria prezanton historinë e arkitekturës në Bienalen e VeneciasTIRANË 06 Shtator 2012 - 14:38- Në edicionin e 13-të të Ekspozitës Ndërkombëtar të Arkitekturës “La Biennale”, në Venecia, Shqipëria u paraqit me Pavionin “In Heritage”, të prezantuar në ambientet e Palazzo Zorzi, ku janë edhe zyrat e UNESCO-s për Europën.

Me nje pozicion gjeografik jo më shumë se 700 km nga Venecia, në anën tjetër të Adriatikut, Shqipëria prezantoi në këtë edicion të Biennales, historinë dhe trashëgiminë e saj në arkitekturë, përkrah larmisë së kulturave dhe disiplinave ndërkombëtare, të grumbulluara në këtë ekspozitë madhështore në Venecia.

Nëntë shembuj të disa nga komplekseve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike shqiptare u prezantuan në Pavionin shqiptar nëpërmjet artit, arkitekturës dhe urbanistikës, nga monumentet më antike deri tek ato më moderne.

Në datën 27 Gusht, u mbajt ceremonia e hapjes së Pavionit shqiptar, në të cilën ishin të pranishëm personalitete botërore nga fusha e arkitekturës dhe kritikës, si dhe përfaqësues të shtypit, ndërkohë që prezantimi i pavionit u bë nga kuratori Ilir Voci.

Pavioni shqiptar në Venecia është konceptuar në trajtimin arkitektonik-historik të katër projekteve bazë: Restaurimi dhe rikonstruksioni i Vila Themistokli, Korçë, Rivitalizimi i Akropolit në Kalanë e Beratit, Reliket e komunizmit, Concret mushrom dhe rivitalizimi i oborrit të brendshëm në Muzeun Historik Kombëtar.

Në mënyra të ndryshme, këto projekte arrijnë në të njëjtin qëllim, të rivendosin lidhjet e humbura dhe të krijojnë marrëdhënie të reja me kulturën e vjetër dhe thesaret historike, duke i rigjallëruar këto struktura antike me qëllim që t’i përballojnë kërkesat e kohëve moderne.

Pavioni i Shqipërisë në Bienalen e Vencias erdhi si rezultat i një proçesi të gjatë të inicuar nga MTKRS disa muaj më parë, ku nëpërmjet një konkursi të posaçëm juria zgjodhi katër projekte fituese. “La Biennale”, u çel zyrtarisht në 27 Gusht në Venecia. E konsoliduar tashmë si platforma më e plotë e prezantimit dhe diskutimit midis arkitekteve, kuratorëve apo kritikëve të arkitekturës në mbarë botën, evenimenti i këtij viti është bazuar në konceptin e ndërthurjes estetike –sociale të arkitekturës si disiplinë.
(d.b/BalkanWeb)
 Trashëgimia kulturore, prezantim në Bienalen e Venecias
 Tiranë - 
Rijetëzimi i objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare ishte përfaqësimi që zgjodhën 28 artistë-arkitektë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia. Edicioni i 13-të i saj u çel më 29 gusht, ndërsa pavioni i arkitekturës shqiptare "In Heritage", zuri vënd në pallatin Zorzi, një nga ndërtesat më të njohura të qytetit. Idetë e arkitektëve shqiptarë prekën konceptet moderne të rikonstruksionit në disa objekte konkrete të trashëgimisë në qytetet shqiptare.

"Pavioni jonë tregoi që cilado qoftë historia e popullit të tij trashëgimia është një vlerë e përhershme mbi të cilën mund të ndërtohet  e ardhmja e tij. Në këtë kontektst ne trashëgiminë nuk e pamë si të ndarë, por e pamë në një kontekst vijueshmërie. Nëse para 100 vjetësh shumë projekte kanë qenë projekte në territorin shqiptar dhe sot janë kthyer në trashëgimi, pas 100 vjetëve këto projekte që ne propozojnë në pavionin tonë mund të jenë trashëgimi"- tha kuratori i pavionit shqiptar Ilir Voci.

Projektet arkitekturore të paraqitura nga arkitektët shqiptar tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve. Bienalja e arkitekurës në Venecia e cila këtë vit mbante moton "Terren i përbashkët" do të mbyllet me 27 nëntor.
video
Aurela Papadhima

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate