20 luglio 2014

Vlorë, pezullohen rreth 30 motorë e uji, s’respektohet distanca nga bregu

VLORE - Rreth 30 motorë uji nuk janë lejuar të lundrojnë në vijën bregdetare të qytetit të Vlorës. Shkak i pezulllimit është bërë nisma e fundit e ndërmarrë nga ana e Policisë Kufitare, pasi mungojnë piketimet që sanksionojnë hyrjet dhe daljet e mjeteve lundruese në det si dhe respektimi i distancës që ata duhet të mbajnë nga bregu. 

Të kontaktuar me telefon nga televizioni A1Report, burime zyrtare pranë Policise Kufitare, thonë se lundrimi është pezulluar si për mjetet e pajisura me parë me leje ashtu edhe për ata që kanë aplikuar për leje, pasi deri në vendosjen e një standardi, ata që rrezikojnë janë qytetarët që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Vlorës.

Policia Kufitare bën përgjegjësë njësitë vendore bregdetare, konkretisht Bashkinë e Vlorës dhe Orikumit, pasi është pushteti lokal ai që duhet të respektojë lundrimin e motorëve të ujit në distancën prej 300 metra nga bregu.

Redaksia Online - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/vlor--pezullohen-motor-t-e-ujit---srespektohet-distanca-nga-bregu-227765.html#sthash.GaC4dbvO.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate