14 luglio 2014

Shkodra, një qëndër historike dhe turistike

shkodraTIRANË,14 Korrik /ATSH/ N.Lena – Mu desh të udhëtoja këto ditë në veri  të Shqipërisë dhe të udhëtosh për në veri do të thotë të kalosh përmes Shkodrës. Vetë emri i këtij qyteti të emocionon. Mbase historia e tij,bëmat në shekuj, kultura, emrat e përveçëm që lanë gjurmët e tyre në historinë e qytetit,pozita gjegrafike mbase, i ndodhur në rrugëkalimin e tre kulturave të fuqishme,asaj perëndimore me forcë gravitacionale Venedikun, Sllavët në veri me perandorinë e tyre shkatërruese për popujt e Ballkanit dhe ajo bizantine e konvertuar më vonë në atë Osmane që sundoj deri vonë. Çudi,edhe sot i ndesh këto kultura në qytetarinë Shkodrane. I sheh ato në arkitekturë, i gjen në etnografi, në kulturën popullore,në zhargonin gjuhësor, mbetje fjalësh nga gjuhë të vjetra pushtuesish, të copëtuara  rrugëve të pushtimit të kahershëm. Mbase kjo është një tjetër veçori  intriguese e këtij qyteti.
Nuk do të merem me historinë e tij sot sepse është shumë e vështir ta prekësh vetëm në një shkrim, por me peisazhin natyror që e rrethon këtë qytet.Unë po udhëtoj si vizitor turistik dhe më pëlqen të njoh dhe të prek vendet më turistike të këtij qyteti.
Shkodra është qëndra administrative dhe ekonomike e veriut të vendit dhe si qendër ajo ofron edhe mundësitë më të mëdha për turizmin sezonal apo gjithëvjetor. I vetmi qytet në Shqipëri që ka “rreth vedi” detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, liqenor, historik e kulturor. shkoder1
Mund të gjesh gjithçka në këtë vend, që pa u futur në të në plazhin e Velipojës, veriu i detit Adriatik, në liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës, kalanë e famshme të Rozafës, Thethin – perlë e Alpeve shqiptare dhe shumë vende të tjera. Në këtë  stinë Shkodra ofron çdo gjë.Po të ndjekësh rrjedhën e Bunës në të dy krahët e saj ka një gjelbërim të harlisur i cili përplaset  bashkë me rrjedhën e lumit në detin Adriatik. Aty krijohen laguna e moçalishte që shërbejë si streh dhe vende ushqimi për shumë specie zogjësh e peshqish.Një zonë e mrekullueshme për sportin e peshkimit dhe të gjuetisë së shpendëve. Por jo larg grykëderdhjes së saj ndodhen dy plazhe të mrekullueshëm,ai i Velipojës dhe ai i Ulqinit.
Plazhi i Velipojës është padyshim plazhi më i preferuar i veriut, jo vetëm për banorët e Shkodrës, por dhe të shumë qyteteve të tjera, si dhe e pushuesve të huaj. Plazhi ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrës dhe  rruga është e përshtatëshme për një udhëtim normal.
VelipojaNë pikun e sezonit, në periudhën 15 korrik – 15 gusht, numri i pushuesve i kalon 100 000 vizitor dhe vërtet,ai ishte mjaft i populluar dhe drejt tij vazhdonin të vinin plot makina nga Shkodra dhe rrethinat e saj.
Ka siguri dhe shërbimet e policisë janë të pranishme 24 orë, pasi në plazh ka një postë policie.Tashmë jan vendosur dhe rojet bregdetare.
Plazhi është i pastër dhe gjatë sezonit veror komuna Velipojë angazhon një numër të madh personash e mjetesh për pastrimin e plazhit. Lokalet e shumta pranë rërës afrojnë argëtim edhe gjatë natës. Këto janë lokale që funksionojnë vetëm në sezonin veror. Në skajet e plazhit, në drejtim të Vilunit dhe të Adës ka lokale mjaft cilësore dhe plazhe private.Çmimet konkuroese bëjnë që pushuesit nga treva të ndryshme të jenë të pranishëm në këtë stinë.
Liqeni i Shkodrës,Vetëm 12 km larg qendrës së qytetit të Shkodrës ka disa plazhe të vegjël familjarë. Zogaj ka një plazh të mrekullueshëm që laget nga uji i liqenit të Shkodrës. Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve të vegjël shkëmborë, plazhet me zhavor e gjelbërim, klima shumë e shëndetshme e ndikuar nga prania e liqenit dhe malit,liqeni i shkodres e bëjnë Zogajn një plazh të pëlqyeshëm.Por pikërisht këtu ndodhet dhe mrekullia e gatimit të peshkut,që nga tava e famëshme e krapit deri te peshku në tjegull e plot gatime tradicionale.
Bashkë me Shirokën, 3 km larg qytetit, e cila ndodhet përpara se të shkohet në Zogaj, ato përfshihen në qytetin e Shkodrës si lagje periferike të tij, edhe pse më parë njiheshin si fshatra.
Plazhi i Zogajt, duke qenë më pak i shfrytëzuar, afron mjedise të pa shfrytëzuara dhe të pëlqyeshme. Në dispozicion të pushuesve janë shtëpitë e banorëve, që janë banesa tipike me shkallë të gurta, oborr të rrethuar dhe kryesisht me dy kate. Banorët e zonës kanë profesion kryesor peshkimin dhe këtë ua ofrojnë dhe pushuesve që kanë dëshirë të zënë peshk.
thethiThethi  është quajtur me të drejtë perla e Alpeve shqiptare. Në Alpet shqiptare, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohimë, Shenik, Paplukë, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve.
Malet madhështore, pyjet e ahut, livadhet, burimet e ftohta, si dhe potencialet e veçanta që ka Thethi si zonë malore turistike dhe klimaterike të vlerësuara për bukuritë natyrore, ofrojnë mundësi të mëdha për ushtrimin e turizmit në të gjitha stinët e vitit sidomos në stinën e verës. Befasia dhe bukuria që të ofron kjo zonë, fillon që me praninë e pyjeve të dendura.
Prej  vitesh në Theth kanë investuar banorë vendas të ndihmuar nga donatorë të huaj që ofrojnë banesat e tyre për pushues, duke krijuar kështu shërbim hotelerie. Këto shtëpi hotele ofrojnë kushte të përshtashme akomodimi, dhoma të pajisura me mobilie bashkëkohore, ujë, ushqim dhe kuzhinëtradicionale.
Razma një tjetër pik turistike interesante që duhet vizituar.Rrëzë malit të Veleçikut,ajo veç bukurive natyrore ka dhe një historik interesant se si u kthye në një vend turistik. Rreth viteve ’20 të shekullit të kaluar kjo zonë u shfrytëzua nga barinjtë për stane verore dhe më pas me rritjen e standardit të jetesës, tregtarët shkodranë ndërtuan shtëpitëthethi1 e tyre verore për familjarët.
Në mes të pishave, lëndinave, kullotave alpine e peisazheve malore ka mjaft banesa të tipit alpin. Vizitorët e shumtë argëtohen me ekskursione alpinistike,  gjueti etj. Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, frekuentohet dendur në të gjitha stinët e vitit, veçanërisht në dimër.
Boga dhe Vermoshi shtrihen në veri në rrethin e Malësisë së Madhe. Boga ka qenë e njohur që në lashtësi dhe deri në vitet ’60 të shekullit të kaluar ka qenë pikë turistike malore e organizuar me shtëpi pushimi dhe ambiente në shërbim të pushuesve. Aktualisht Boga ka të asfaltuar rrugën e cila është në parametra bashkëkohorë, ka ujë  të pijshëm dhe banorët vënë në dispozicion shtëpitë e tyre për pushuesit.
Por këta më së shumti janë ditorë që ndalen në Bogë për të vazhduar më tej rrugën drejt Thethit.
Vermoshi është një tjetër mrekulli natyrore që tërheq vizitorë të huaj. Qafa e Predelecit, Lëpusha e Vermoshi janë dhe disa nga vendet më të bukura të kësaj zone. Në Vermosh ka banorë që kanë përshtatur banesat e tyre për vermoshi4pushues në stinën e verës. Natyra,ajri i pastër dhe traditat vendase,bëjnë që të ket shumë vizitor në këtë periudh.
Ushqimi që ofrohet është tradicional dhe me prodhime bio të cilat bëhen vetë nga fermerët. Uji i lumit Cem të ofron mundësi argëtimi, troftën e veçantë e mjaft të shijshme, po kështu malet, shpellat.
Shkodra paraqet vlera të jashtëzakonshme edhe në drejtim të turizmit kulturor e historik. Vizitorët që vijnë në këtë qytet priten në hyrje nga Kalaja Rozafa, me madhështinë e saj të njohur. Këtu ka muzeum, lokal dhe parking.
Kalaja ka tre oborre dhe ofron mundësi të shumta dëfrimi e relaksi si dhe njohjen e historisë së saj nëpërmjet ciceronit.
Muzeu historik në qytetin e Shkodrës dhe zona muzeale ose rruga “Kol Idromeno” janë një tjetër resurs kulturor që tërheq vizitorë të huaj e vendas. E rikonstruktuar dhe e kthyer në rrugë pedonale, qendra muzeale e qytetit ofron ndërtime arkitektonike unikale, vepra të arkitektit Kolë Idromeno, fasadat e të cilave janë rikonstruktuar.
Ka mjaft shërbime dhe njësi që tregtojnë prodhime artizanale, piktura, qëndistari, prodhime druri, lule, librari etj.Në qytetin e Shkodrës ka dhe objekte të tjera monumente kulture, disa prej të cilave janë rikonstruktuar dhe që dëshmojnë për vlerat e këtij qytetit të lashtë.Shkodra-History-Museum-Albania
Pak kilometra larg qytetit të Shkodrës ndodhet një tjetër objekt me shumë vlera, Ura e Mesit.
Ajo është një nga monumentet e kulturës më me vlera në rrethin e Shkodrës dhe së bashku me Kalanë Rozafa janë simbolet e tij. E ndodhur vetëm 8 km larg qytetit të Shkodrës ajo paraqet vlera të mëdha dhe është një objekt simbol i qytetërimit të lashtë. Pra,të qëndrosh disa ditë në qytetin e Shkodrës,mund të bëhesh vizitor i disa vendeve dhe pikave turistike.Det,Liqen,pyje,male të larta dhe histori antike,mesjetare dhe moderne. Kjo është Shkodra. /y.pa/http://www.ata.gov.al/cikli-udhetimeshkodra-nje-qender-historike-dhe-turistike-142650.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate