
“Komuna e Ndërmënasit ka nën administrim një vijë bregdetare me gjatësi rreth 13,7 km ku spikat një plazh i mrekullueshëm, me rërë kurative dhe masiv pyjor, por askush nuk është kujtuar për pastrimin, sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së tij”, tha Fasko. Institucionet nuk zbatojnë detyrimet ligjore që kanë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit, theksoi ai.
“Merr në telefon përfaqesuesit e policisë për të hartuar një plan të përbashkët veprimi për rritjen e sigurisë dhe qetësisë, nuk te pergjigjet kush, i kërkon CEZ –it të disiplinojë rrjetin e furnizimit me energji, heshtje. I kërkon Albpetrolit, institucioneve dhe grupeve vullnetare që të bëhen pjesë e pastrimit të plazhit ashtu si e atij të Semanit, s’të përgjigjen. C’ështe kjo neglizhencë institucionale. A thua se ky është plazhi im privat”, pyeti në mënyrë retorike Fasko.
Ai i ballafaqoi të gjithë përfaqsuesit e institucioneve me realitetin turistik të plazhit të Darëzesës dhe kërkoi një angazhim dhe bashkëpunim të menjëhershëm me programe të përbashkëta, për të fituar kohën e humbur .
Ai i ballafaqoi të gjithë përfaqsuesit e institucioneve me realitetin turistik të plazhit të Darëzesës dhe kërkoi një angazhim dhe bashkëpunim të menjëhershëm me programe të përbashkëta, për të fituar kohën e humbur .
“Turizmi është një sektor që operon si një ansambël, harmonia e të cilit prishet në qoftë se një instrument stonon”, theksoi ai. Në fund të takimit pas diskutimeve dhe marrjes së përgjegjësive nga secili institucion, u konkludua se kerkohet angazhim maksimal për përmiresimin e standardeve turistike në plazhin e Ndërmënasit dhe të të gjitha zonave të tjera bregdetare. /a.ke/http://www.ata.gov.al/fier-bregdeti-i-darezezes-i-harruar-nga-pushteti-vendor-dhe-institucionet-144906.html
Nessun commento:
Posta un commento