25 luglio 2014

Turizëm/Kurse falas të gjuhës Angleze për trajnimin e stafeve të Ministrisë së Turizmit, Bashkive të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit , Vlorës, si dhe postave të policisë që operojnë në këto qytete

kurse anglishtTIRANË, 23 Korrik / ATSH-N.Lena/- Tashmë prioriteti që po i jepet turizmit nga qeveria Shqipëtare është i prekshëm.
Krahas ligjeve për menaxhimin e bregdetit dhe plazheve të tij duke detyruar grupet e interesit dhe pushtetin lokal të jenë pjesë e zhvillimi, një tjetër nismë e ditëve të fundit është ajo e trajnimit të stafeve të Ministrisë së Turizmit, Bashkive të Sarandës,  Gjirokastrës, Beratit , Vlorës, si dhe postave të policisë që operojnë në këto qytete ,duke ju ofruar  kurse të gjuhës angleze falas.
Ky është projekti i SIDI Education për të treguar rendësinë e gjuhës angleze në zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
Në përfundim të këtyre kurseve që do të shtrihen për një kohe dy mujore, në partneritet me Cambridge Michigan Language Assessment do të ofrohet edhe një test falas për të gjithë stafet që do të marrin pjesë në këto kualifikime./a.g/http://www.ata.gov.al/turizemkurse-falas-te-gjuhes-angleze-per-stafet-drejtuese-146538.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate