30 luglio 2014

Natyra gdhend botën shtazore në bregdetin e Dhërmiut..

Nje monument i natyres ne bregdetin e Dhermiut Foto Harilla Koçi-Soft News-
Vlorë, 29 korrik/ATSH-Harilla Koçi/.-Një masë shkëmbore, e ndarë në dy pjesë, e veshur me guacka, qëndron e vetmuar diku në mes të një plazhi në “Dhrimadhes Beach”, në bregdetin e Dhërmiut(Vlorë).
E vendosur me pamje nga deti, kjo masë shkëmbi është e formësuar në një trajtë të çuditshme. Duket sikur natyra në qindra vjet, ka gdhendur botën shtazore në të. Atë botë që tashmë mungon, ose që është transformuar në lloje të tjera. eksa e sheh nga afër, ky kompozim i natyrës ngjason me një kafshë që mban pranë vetes krijesën e saj. E ndjek “me vështrimin” e vet të ngrohtë, ndërkohë që nuk harron të shohë tej, në perspektivën e pafund detare. Vështrimi i saj është i dyzuar. Pranë ka jetën e vet, por nga larg, nuk dihet se çfarë vjen. Ndoshta, një rrezik që kërcënon. Sepse,  prej detit kanë ardhur mjaft të këqija dhe ndaj tyre duhen marrë masa.
Kjo figurinë e një kafshe pa formë, qëndron aty e heshtur prej dhjetra e qindra vjetësh. Përballë ka dallgët që e rrahin vazhdimisht. Dikur, pranë saj, ndoshta banorët e kësaj zone, i këndonin bukurisë së natyrës, i këndonin jetës. Sepse, vetë ky shkëmb i çuditshëm, duket sikur ka diçka nga jeta e këtyre banorëve që e kanë gdhendur atë në këngët e tyre. Ndoshta prej këtij shkëmbi të ndarë në dy pjesë, që simbolizojnë dy breza e më gjerë, artistët popullorë kanë huazuar simbolin e jetës dhe të qëndresës.Nje monument i natyres ne bregdetin e Dhermiut Foto Harilla Koçi (1)
“Për të jetuar të tashmen, duhet të tregohemi të kujdesshëm edhe nga ajo që presim”, duket sikur thotë ky monument i natyrës, i gdhendur në një plazh prej disa mijra metrash katorë, i shkëputur nga një rradhë shkëmbinjsh që spikasin disa dhjetra metra larg.
“Dikur, në fëmijërinë time, vija këtu, megjithëse rrallë dhe e shihja me habi këtë figurë të gdhenur në shkëmb”, thotë 65 vjeçari K.Paço, nga fshati Palasë. Për të, si edhe për paraardhësit e tij, ky është një monument natyror, nga ata që natyra i krijon në qindra vjet, si për t’u treguar njerëzve të shkuarën. Vetëm disa qindra metra më në jug të këtij vendi, ndodhet një tjetër monument i natyrës, veçse më i madh, që duket sikur evokon emblemën mitologjike të himarës. Të tilla vlera të natyrës, zgjojnë kërshërinë e vizitorëve, të pushuesve që frekuentojnë këtë bregdet çdo verë./a.g/http://www.ata.gov.al/vlore-natyra-gdhend-boten-shtazore-ne-bregdetin-e-dhermiut-148665.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate