19 luglio 2014

Anija franceze “Tara” në Vlorë prej disa ditesh për promovimin e Turizmit Shqiptar

Sensibilizimi për një mjedis të pastër dhe promovimi i bukurive të bregdetit shqiptar është një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare. Në kuadër të arritjes së këtij objektivi në bregdetin e Vlorës u ankorua anija franceze “Tara” që prej 10 vitesh si mision të saj ka sensibilizimin dhe informimin i publikut të gjerë rreth temave mjedisore.

Mbërritja e anijes për herë të parë në ujërat detare të vendit tonë, u shoqërua me një marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe homologes saj franceze.

Marrëveshja mes palëve ka patur edhe mbështetjen e ambasadës franceze, sakaq të pranishëm në nënshkrimin e saj ishin edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ai i Mjedisit, Lefter Koka, si dhe ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi në ditët në vijim pritet të ketë një sërë aktivitetesh, që kanë në fokus, punën për një mjedis sa më të pastër.

Redaksia Online - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/anija-franceze-tara-n--vlor--p-r-promovimin-e-turizmit-shqiptar-227366.html#sthash.VHEycKNb.dpuf..

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate