DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
22 luglio 2014
Na ishte nje here Plazhi i Likmetajt, Por pamja që të ofron sot ky bregdet është pak të quhet skandaloze... Ku eshte Agjensia Kombetare e Bregdetit ????
Në skajin më verior të rrethit të Durrësit ndodhet bregdeti i Likmetajt, një zonë që vite më parë ka qenë mjaft e frekuentuar për pushues nga Tirana, Kruja, Durrësi e Laçi. Por pamja që të ofron sot ky bregdet është pak të quhet skandaloze. Bregdeti është tejet i ndotur dhe përgjatë tij janë masive të tëra me mbeturina që vijnë nga lumi Ishëm. Komuna nga ana e saj nuk ka mundësi të përballojë këtë situatë, ndërsa kryetari i saj kërkon ndihmën e qeverisë për të ndaluar këtë masakër mjedisore. Bregdeti i Likmetajt është një nga zonat më pak të njohura në zonën e Adriatikut, por sipas banorëve kjo lidhet me nivelin e lartë të ndotjes së ujit dhe rërës, e cila ka marrë përmasa të mëdha në 20 vitet e fundit....
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento