TIRANE, 30 Korrik /ATSH/- Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito mori pjesë në çeljen e aksesit WiFi (internet) falas në 16 plazhet e Shqipërisë, Në fjalën përshëndetëse nga plazhi i Jalës ministrja Harito tha ndër të tjera se “Aksesi në Internet është sot një komoditet bazë pa të cilin nuk e imagjinojmë më punën, zbavitjen dhe kulturën.
“E ardhmja e komunikimeve elektronike është tek shërbimet e reja të cilët janë të lidhura pazgjidhshmërisht me aksesin e bollshëm në Internet. Qeveria po bashkëpunon me të gjithë operatorët për të nxitur përmirësimin e aksesit Internet 3G dhe për të shkuar së shpejti në Internet 4G, si vendet e tjera të Evropës”, u shpreh ministria në fjalën e saj.
Ministrja theksoi gjithashtu se aksesi falas në Wifi është një shërbim i vlefshëm për gjithë turistët, por veçanërisht edhe për turistët e huaj të cilët jo gjithnjë kanë akses në Internet në roaming, duke u mundësuar atyre ndër të tjera informimin në gjithë uebfaqet shqiptare mbi turizmin qofshin këto publike si www.albania.al ose www.akt.gov.al, apo private si www.albaniantravel.info dhe www.blue-albania.com, dhe aplikacionet për celularë si Explore-Albania, Findit.al etj. Në fund të fjalë së saj Ministrja Harito falënderoi kompaninë celulare për këtë nismë si edhe për shërbimet e tjera inovative që sjell vazhdimisht në tregun shqiptar. e,xh/http://www.ata.gov.al/harito-internet-falas-ne-zonat-bregdetare-149216.html
Nessun commento:
Posta un commento