23 luglio 2014

Në vazhdën e cikleve kushtuar turizmit, emisioni “Shqip” me gazetaren Rudina Xhunga nga Saranda u ndal tek turizmi dhe arsimi profesional në dobi të tij. I ftuar në panel Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj tha se sektori vuan mungesën e specialistëve dhe vuri thekson në orientimin gjithnjë e më shumë të të rinjëve drejt arsimit profesional.

Shqipëria është ende larg një vendi që të ofron turizëm cilësor dhe të shtrirë në të gjithë periudhën e vitit.


“Shqip”, turizmi dhe arsimimi profesional
Shqipëria është ende larg një vendi që të ofron turizëm cilësor dhe të shtrirë në të gjithë periudhën e vitit. Cili është roli i arsimit në përmirësimin e turizmit? Cilat sektorë kanë më shumë nevojë? Cili është programi i qeverisë për këtë? 

Në vazhdën e cikleve kushtuar turizmit, emisioni “Shqip” me gazetaren Rudina Xhunga nga Saranda u ndal tek turizmi dhe arsimi profesional në dobi të tij. I ftuar në panel Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj tha se sektori vuan mungesën e specialistëve dhe vuri thekson në orientimin gjithnjë e më shumë të të rinjëve drejt arsimit profesional.

“Sot ne jemi shumë larg arsimit profesional. Jemi vetëm 17 përqind, ndërkohë që shumë vende të tjera e kanë 60-70 përqind nivelin e arsimimit profesional, ne e kemi vetëm 17 përqind dhe pjesa tjetër vazhdojnë studimet në universitete”, deklaroi Veliaj.

I ftuar në panel, kreu i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa prezantoi avantazhet e Sarandës në krahasim me pikat e tjera të turizmit bregdetar në vend, por jo vetëm në mbarë rajonin. Ai tha se ushqimi bio, çmimet konkuruese dhe plazhet e pastërta e bëjnë Sarandën më të frekuentuar.

“Saranda ka disa avantazhe duke nisur që nga ushqimet bio, ka cmime konkuruese, ka plazhe më të pastërta dhe sivjet ka më shumë plazhe publike të menaxhuara nga Bashkia. Ne kemi ruajtur parametrat e qeverisë për 20 përqind të plazhit publik dhe pjesa tjetër është private. Infrastruktura e përgjithshmë në Sarandë është më e mirë se kurrë”, tha ai.

Më tej Çipa shtoi se është rritur ndjeshëm numri i turistëve të thuaj dhe tha se po të vazhdohet me këtë trend rritja tregu do të kërkojë akoma më shumë specialistë të fushës së turizmit.

Zv.Ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, i cili iu bashkua panelit të Shqip pjesën e dytë shpalosi programin e qeverisë sa i përket arsimit profesional në përgjithësi dhe në fushën e turizmit në veçanti.

“Ministria e arsimit do të jetë e fokusuar tek arsimi profesional, arsimi profesional i mesëm dhe i lartë. Do jenë shkolla dy-vjecare të atashuara pranë universiteteve që do t’u japin mundësi studentëve që të marrin njohuri në një fushë të caktuar. Aktualisht kemi shkolla të tilla në Durrës, Tiranë, Vlorë dhe janë rreth 14 programe që ofrohen në Shqipëri në fushën e turizmit dhe synimi është për t’i zgjeruar akoma”, tha ai.

Mazniku shtoi se vendi ka ngelur pas në krahasim me vendet e tjera të rajonit në këtë fushë, por u shpreh optimist se me vendimet e duhura dhe me reformën e duhur në arsim ky hendet do të sheshohet, ndërsa theksoi se peshë të madhe në këtë fushë ka praktika.

“Kemi shumë energji që duhet të investojmë dhe kohë për të kapur në të gjithë sektorët. Në thelb një pjesë e madhe e të mësuarit ndodh teksa njerëzit i praktikojnë. Përsa kohë nuk ekziston sektori sado mirë që të jetë, shkolla është e pavlefshme. Sot sektori sapo ka ndezur motorët, jemi prapa me rajonin, por shpresojmë që do ta kapim”, deklaroi Mazniku.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj shtoi se programet bazë në arsimin profesional do t’i mëshojnë praktikës, po aq sa edhe teorisë.

“Në shtator nis një sistem i ri arsimimi që i kushtohet më shumë praktikës. 50 përqind e kohës së nxënësit do të kalojë në klasë dhe 50 përqind në praktikë, pranë një biznesi, pranë një hoteli, pranë një aktiviteti a operatori turistik”, tha ai. / Top Channelhttp://top-channel.tv/artikull.php?id=281625
.
Shqip, 21 Korrik 2014, Pjesa 1 - Top Channel... di tchalbania
Shqip, 21 Korrik 2014, Pjesa 2 - Top Channel... di tchalbania
Shqip, 21 Korrik 2014, Pjesa 3 - Top Channel... di tchalbania

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate