25 luglio 2014

Lezhë, Albania; zbulohet kisha e shekullit të V, nisin gërmimet

.on Jul 25, 2014

LEZHE - Një kishë paleokristjane e cila i përket shekullit të 5 ka dalë në dritë në kodrën e quajtur Sukagji të fshatit Mërqi të Komunës Kallmet të Lezhës.

Muret e këtij objekti janë pikasur nga një banor i zonës, i cili më pas ka njoftuar arkeologët, të cilët e panë nga afër objektin.

Këta të fundit nisën gërmimet arkeologjike në këtë zonë duke nxjerrë në dritë kishën shekullore për të cilën askush dijeni për të.

Materiali që është përdorur për të ndërtuar këtë objekt përbëhet nga gurë gëlqerorë te gërshetuar me tulla dhe gurë shtufi.

Nga gërmimet e kryera janë zbuluar dhe strukturat murale ku ka dalë në pah planimetria e plotë e kishës dhe në thellësinë 1meter e 20 cm është gjetur dyshemeja e kishës që përbëhet nga tullat.
Sipas Zefit është gjetur edhe një kompleks manastiror që i përket të njëjtës periudhe me kishën. Ky zbulim është konsideruar si më i rëndësishmi që ka dalë në dritë gjatë viteve të fundit, ndërsa kjo zonë tashmë do të marrë një vëmendje të veçantë nga shteti kjo duke ju referuar vlerave që mbart kjo kishë.

.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate