06 luglio 2014

Shpallet për herë të parë kalendari kulturor i verës 2014

Kulture NGA DHURATA HAMZAI
03 Korrik 2014 - 07:00

i
TIRANE - Është hera e parë që muajt e verës nuk do të karakterizohen nga mungesa e ngjarjeve kulturore, siç ka ndodhur vite më parë. Aktivitete të ndryshme kulturore, ekspozita, panaire tradicionale, koncerte, etj, janë përfshirë në një kalendar të posaçëm kulturor të hartuar nga Ministria e Kulturës. Programi me ngjarje kulturore do të vihet posaçërisht në shërbim të 4 muajve të turizmit, duke u shoqëruar me promovimin e vlerave kulturore dhe të trashëgimisë kombëtare.

Në kalendarin e bërë publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës vëmë re se është organizuar edhe një nga aktivitetet që do të startojë së afërmi; bëhet fjalë për organizimin e një sërë aktivitetesh më 8 korrik, 2014 në kuadër të përfshirjes së Beratit në listën e Trashëgimisë Botërore. Ndërsa vite më parë gjatë muajve të verës artistët kanë bërë pushime tepër të gjata, kalendari i MK-së tregon se kjo dukuri nuk do të ndodh më, sepse Ministria e Kultures ka hartuar dhe shpall për herë të parë kalendarin e aktiviteteve të sezonit turistik për periudhën qershor-tetor 2014. Në bazë të strategjive të hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Artin dhe Kulturën në një bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor, si dhe në një punë të vazhdueshme me DRKK në rrethe, kalendari i sezonit turistik synon në rritjen e potencialit krijues, rritjen e audiencave dhe shtrirjen gjeografike.

Ky kalendar artistik do të sjell gjatë kësaj vere koncertet, festivalet, promovimet, ekspozitat, artin bashkëkohor, etj, në qytete, site arkeologjike dhe zona turistike me qëllimin që informacioni i dhënë t'i shërbejë publikut, medias dhe pushuesve të sezonit.

Aktivitet sipas këtij programi do të jenë të panumërta duke nisur që nga festivalet muzikore deri tek koncertet e grupeve polifonike në Vlorë, Berat e gjetkë. Do të ketë promovime të vlerave të trashëgimisë në Berat, Durrës, Shkodër, etj, përmes ekspozitave dhe panaireve dhe gjithfarë aktivitetesh kulturore që tërheqin audienca të grupmoshave dhe shoqërive të ndryshme, përfshi edhe turistët që do të vizitojnë Shqipërinë gjatë muajve të verës. Gjatë këtij sezoni të ndërmjetëm artistik nuk do të mungojnë koncertet, ekspozitat e arteve pamore, shfaqjet teatrore, dhe ndër to do të mbahen edhe festivali ndërkombëtar i Teatrit në Durrës, festivali i filmit, festivali i muzikës së dhomës, etj, etj. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/shpallet-per-here-te-pare--kalendari-kulturor-i-veres-223952.html#sthash.fJ22rUHI.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate