
Gjatë fjalës së tij për mediat ministri Koka u shpreh “Kemi mbyllur me sukses 300 ditët e para të punës dhe do të vijojmë të punojmë akoma më shumë për tu lënë brezave të ardhshëm mjedisin që meritojnë. Investimi që nisim sot e con një hap përpara zhvillimin e këtij rezervati që në përfundim të projektit do të jetë më i pasur në florë dhe në faunë”.
Projekti i Rehabilitimit dhe Ripyllëzimit të Rezervatit Natyror “Kune-Vain” është projekti i pestë që fillon të zbatimin nga Ministria e Mjedisit. Projekti ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të favorshme për turistet dhe mbrojtjen e këtij rezervati nga erozioni detar.
Projekti parashikon vendosjen e tabelave informuese, krijimin e shesheve te pushimit per vizitoret ne nje hapesire prej 2 ha ,me ndertim belvederesh, vendosjen e stolave e te koshave. Do të ndërtohen Pikat e vrojtimit per te shtuar nje moment argetimi per vizitoret duke vrojtuar llojet e shpendëve që gjenden në rezervatin e “Kune – Vainit”.
Në projekt është parashikuar ngritja (vendosja) e disa postoblloqeve në mënyrë që levizja e automjeteve ne disa pika te rezervatit te behet nen vezhgimin e personelit te sektorit .
Ngritja e 2 kullave te vrojtimit ne dy pika dominuese te rezervatit do të bëjë të mundur kontrollin e te gjithe kënetes. Janë parashikuar hapje korridoresh ,kryesisht ne rruget ekzistuese te cilat jane mbuluar nga zhvillimi i vrullshwm i bimwsisw dhe nga mungesa e investimeve. Ndërhyrja do të lehtësojë lëvizjen e turistëve dhe të zjarrfikësve. Pas këtij rehabilitimi do të pyllëzohet nje siperfaqeje prej 1.7 ha ( ne vendin e quajtur Rosat-Ura e Lymit- Hidrovor).
Rezervati natyror i Kune- Vaini- Tale, është një ekosistem i pasur me lloje të rralla kafshësh. Rehabilitimi i tij do ta bëjë më të mbrojtur ndaj ndryshimeve klimatike dhe erozionit detar, duke synuar gjithashtu që të shndërrohet edhe një rezervat të vizitueshëm si nga turistë vendas ashtu edhe të huaj.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve ishin të pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tusha si dhe deputetë të zonës./a.g/http://www.ata.gov.al/nis-puna-per-rehabilitimin-e-rezervatit-kune-vain-tale-144554.html
Nessun commento:
Posta un commento