08 luglio 2014

Policia patrullon me biciklete ne zonat e plazhit, nje siguri me shume per pushuesit kete sezon veror 2014

Policia ne plazh me bicikleta OKSezoni turistik po i afrohet kulmit, dhe teksa rritet fluksi i lëvizjeve të pushuesve dhe mjeteve në zonat bregdetare, edhe policia ka shtuar patrullimet në këto zona.
Kjo është një patrullë policore me biçikleta, e cila monitoron zonën e plazhit në Durrës.
Biçikletat kanë shenjat dalluese me mbishkrimin “Policia e Shtetit”, numrin e telefonit 129 si dhe logon e policisë.
Për t’iu përshtatur mjetit të ri të qarkullimit, policët nuk janë me uniformën tradicionale, por bluzë të bardhë me mbishkrimin POLICIA dhe pantallona të shkurtra.
Në fazën e parë të projektit pilot, do të jenë rreth 100 biçikleta në terren, kryesisht në zonat bregdetare.http://www.gazetatema.net/web/2014/07/07/foto-lajmpolicia-patrullon-me-bicikleta-ne-zonat-turistike/

Shkodër- Policia, patrullim me biçikleta në plazhin e Velipojës

Policia e Shkodrës, patrullim me biçikleta në plazhin e Velipojës Foto Gasper MarkuSHKODËR, 7 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Ata që kanë patur rastin të shijojnë këto ditë plazhin e Velipojës ne rrethin e Shkodrës, janë ndeshur me një risi në drejtim të shërbimit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në këtë territor. Tashmë territori i plazhit do te patrullohet nga policët me uniformat e lehta vevore dhe të pajisur me biçikleta.
Policia e Shkodrës, patrullim me biçikleta në plazhin e Velipojës Foto Gasper Marku (1)Gjatë një prononcimi për ATSH-në, shefi i Stacionit të Policisë ne Velipojë, Ernest Paluku, bëri të ditur se ky shërbim i ri ka nisur që me datën 1 korrik. Sipas tij, kjo është një inciative e drejtorisë së përgjigjshme të policisë së shtetit, duke ofruar kështu një shërbim të ri, i cili do të aplikohet në territoret e plazheve shqiptare. Duke iu referuar plazhit të Velipojës, ku është i vendosur edhe stacioni i policisë që ai drejton, Paluku bën me dije se shërbimi i policisë me biçikleta kryehet me anë të katër patrullave me nga dy policë secila.
Paluku theksoi se shërbimi në stcionin e policisë së Velipojës ofrohet për komunitetin prej vitesh me një efektiv të reduktuar deri në 13 vetë. Ndërkohë, për periudhen e veres, ku me ardhjen e pushuesve të shumtë, gjallëria në këtë pikë turistike dhjetëfishohet, edhe efektivi i postës së policisë së Velipojës shkon deri në 45 veta, të cilët nga ana e tyre mbajnë nën kontroll per 24 orë të gjithë territorin e plazhit.
Shefi i Stacionit të Policisë Velipojë, Ernest Paluku Foto Gasper MarkuSipas tij, patrullat e policëve me biçikleta, të cilët lëvizin edhe përgjatë të gjithë bregut edhe në pjesen e rërës së lagur, i kushtojnë një vemendje të veçantë edhe vëzhgimit të pjesës së zonës kufitare. Në bashkëpunim edhe me të gjitha strukturat e tjera të drejtorisë policisë qarkut Shkodër, monitorohet non stop edhe tentativat që mund të shfaqen në drejtim të kontrabandës së mallrave, trafikut të drogës etj, me shtetin fqinjë të Malit të Zi, që nga derdhja e lumit Buna në Pulaj dhe deri te rana e Hedhun. /a.ke/http://www.ata.gov.al/shkoder-policia-patrullim-me-bicikleta-ne-plazhin-e-velipojes-139980.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate