30 luglio 2014

“La Repubblica”: Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët --- Albania. Fascinoso melting pot a due passi

10527411_10152599027286151_7254022048185073121_nE përditshmja italiane i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, mes kujtimeve veneciane dhe turke, plazheve mikëpritëse dhe njerëzve bujarë. Një vend për tu zbuluar.
Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët. Nëse vërtet dëshironi të njihni “Tokën e Shqiponjave”, shoqërohuni me ta. Shmangni udhëtimet e organizuara, vizitojeni “on the road”..
Zbulojini më këmbë lagjet e këndshme të Tiranës. Levizni me autobusë dhe furgona (pjesë e sistemit të tyre origjinal të transportit) – që nuk ka stacione e ndalesa, por që të çon gjithmonë aty ku dëshiron të shkosh – për të arritur qytetet më të afërta me Tiranën.

E kur është puna të shkoni në jug apo zona të tjera më të largëta, të tilla si plazhet e bukura dhe ende pak të frekuentuara mes Vlorës dhe Sarandës, atëherë merrni me qira një makinë. Lëreni veten të udhëhiqeni nga guida e tyre e improvizuar, për të zbuluar vendet të mrekullueshme kulturore e arkeologjike: Nga Shkodra në Butrint, nga Berati në Gjirokastër.
Nëse ju doni ta shijoni Shqipërinë përkedheluni nga mikpritja e ngrohtë e atij populli, shijojeni mirësinë që ju përshëndet në rrugë, në çdo hotel, restorant apo kafe; dëgjojini tregimet e më të moshuarve për tragjeditë e shkaktuara nga konfliktet etnike dhe nga diktatura komuniste në shekullin e kaluar; bashkëveproni me ëndrrat dhe dëshirën ngjitëse që të rinjtë kanë për ta bërë më të mirë vendin e tyre.
Dhe ndjehuni për një here të vetme, qytetarë të botës e komunikoni në gjuhën tuaj, italishten, që këtu e flasin thuajse të gjithë.
E kanë mësuar nga televizioni ynë shtetëror, me antenat që ngriheshin në fshehtësi gjatë regjimit të Enver Hoxhës: më të vjetrit duke ndjekur Canzonissima, Celentano dhe Pippo Baudo, e më të rinjtë me filmat vizatimorë e Ambra Angiolini.
TIRANE
Ndalesa e parë Tirana, kryeqyteti i ndarë – si pjesa tjetër e vendit – mes dëshirës për perëndimin dhe ruajtjes së identitetit të tyre. Bëni shëtitje përgjatë Bulevardit të stilit perandorak të ndërtuar gjatë pushtimit italian mes viteve ’30 – ‘40.
Kënaquni, sidomos në fundjavë kur ka pak trafik: Sheshi “Skënderbej” dhe ndërtesat koloniale që e rrethojnë atë, lëndina e madhe ku Hoxha ngriti shtatoren e tij të bronzit, e shkatërruar më pas nga turma, dhe vendi ku qëndron Heroi Kombëtar “Skënderbeu”, ose ndryshe Gjergj Kastrioti, i biri i një princi shqiptar i cili arriti për 13 herë rradhazi, në mes të 1443 dhe 1468, të zmbrapste në Krujën e tij ushtrinë otomane.
Vizitoni xhaminë e bukur të Et’hem Beut, e vetmja që i ka shpëtuar egersisë së regjimit anti- fetar (për shkak se ajo është konsideruar një monument kombëtar), që e shpalli Shqipërinë të parin shtet ateist në botë.
Në anën tjetër është kambana e Kishës Katolike, për të kujtuar se toleranca dhe respekti midis feve të ndryshme të vendit (60% myslimanë, 20% të krishterë ortodoksë, 10% katolikë (nga besimtarët), është në ADN-në e shqiptarëve.
10530707_10152599027361151_9000938433972192029_nShkodra Kruja
Nga Tirana në Shkodrën e lashtë (dy orë me autobus , 200 leke 1,5 €), ndoshta më italiani nga qytetet shqiptare, me shtëpitë e tij veneciane që zbukurojnë rrugën e bukur kryesore të këmbësorëve në qytetin e vjetër dhe muzeun e Pjetër Marubit, artistit patriot të Garibaldit nga Piacenza i cili u largua për në Shqipëri, ndryshoi emrin e tij (Pjetër Marubi), themeloi studion e parë fotografike në vend e që bëri 150 mijë shkrepje duke fiksuar në celuloid Shqipërinë me të gjitha bukuritë e saj.
Muzeu është shpallur si trashëgimi botërore UNESCO-s, por për “të rënë në gjurmët e tij” është një ndërmarrje më vete: nuk ka të dhëna dhe praktikisht të duhet të futesh nga një hyrje mbrapa. Kush e di pse. Për tu mos u humbur kalaja e madhe e Rozafës, e cila ofron një pamje të mrekullueshme të liqenit Shkodrës, me lumenjtë dhe “malet e mallkuar” që shënojnë kufirin me Malin e Zi. Gjithashtu një vizitë e meriton edhe Kruja, qyteti i Skënderbeut, sidomos për pazarin në “kasollet” përgjatë rrugës së lashtë me kalldrëm të kalasë dhe Muzeut Etnografik të vendosur në një shtëpi të bukur osmane të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Berati
Është koha për të marrë me qira një makinë (30-35 euro në ditë) drejt jugut duke bërë kujdes e duke i mbajtur sytë hapur gjatë udhëtimit në rrugët e vështira të Shqipërisë . Mu në gjysmë të rrugës shtrihet Berati i bukur, pjesë e Trashëgimisë Botërore për shtëpitë e tij të bardha dhe piktoreske osmane. Është “qyteti i njëmijë dritareve”, që në anën e malit duket sikur vështrojnë udhëtarin që vjen aty.
Është edhe qyteti ku mund të vlerësohet më mirë bashkëjetesa paqësore fetare e popullit të Shqipërisë. Përtej urës së këmbësorëve që daton në shekullin e tetëmbëdhjetë mbi lumin Osum, gjendet lagjia e krishterë Kala, me kishat dhe kapelat e saj të krishtera, disa prej të cilave datojnë që nga shekulli XIII. Në këtë anë është dhe Mangalemi, lagjia e antike muslimane e rrethuar nga minaret e xhamive, mes të cilave edhe xhamia e Sulltanit që daton në shekullin e gjashtëmbëdhjetë një nga më të vjetrat në Shqipëri.
Këtu, ashtu si në Shkodër, shumë ndërtesa fetare u shpëtuan nga diktatura, sepse krerët e qytetit shkatërruan kullat dhe minaret për të mbështetur idenë se ato nuk ishin më vende kulti, por thjesht muze dhe depo. Në krye të kodrës është Kalaja, një kompleks i shekullit të katërmbëdhjetë ku ka ende banorë, me muret e saj masive, rrugët me kalldrëm prej guri të bardhë dhe eshtrat e disa prej kishave të bukura të epokës bizantine.
Një banor i kështjellës që shërben si një udhërrëfyes e që ka dhe çelësat e këtyre kishave, ndërsa të çon për të parë afresket e mrekullueshme dhe dyshemetë e brendshme, të shpjegon gjërat më të rëndësishme të historisë dhe të artit të kështjellës së “tij” të fortifikuar. I bukur edhe Muzeu Etnografik, drejtori i së cilit të pret edhe përtej orarit zyrtar, e të shoqëron për të zbuluar xhamitë dhe kultet e ndryshme që janë përreth. Gjirokastra
Nga Berati shkojmë në Gjirokatër, në “qytetin e gurit” si e përshkruan Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar, që është edhe vendlindja e Enver Hoxhës, me kështjellat e tij “imponuese”dhe kulmet e tyre, sidomos me 600 shtëpitë monumentale osmane të “kapura” në kodër.
Butrinti
Dhe pas Gjirokastër, poshtë deri në Butrintin e mahnitshëm , në kufi me Greqinë.
Vendi arkeologjik mbi kodrën e Butrintit, i rrethuar nga laguna dhe Kanali i Vivarit që e ndan atë nga ishulli i Korfuzit, doli në dritë pas shekujsh harrese nga arkeologët italiane të kryesuar nga Luigi Maria Ugolini, në vitet tridhjetë. Këtu një tjetër guidë e improvizuar ku e reja Dafinë të drejton për të zbuluar vendbanimet e lashta të ilirëve, muret masive të qytetit, dyert e ndërtuara nga grekët në shekullin e katërt para Krishtit, eshtrat e teatrit, banjot dhe vilat romake, kolonat e pagëzimores dhe harqet e bazilikës bizantine. Për të mos u humbur.
Bregu i Jugut
Në pikën fundore të Jugut gjendet Ksamili i bukur, me tre ishujt e tij që arrihen lehtësisht me not, ndërsa Korfuzi nderet aty, pak më tutje. Pastaj, duke shkuar në veri përgjatë rrugës së bregut, shfaqen plazhet e shkëlqyera të Porto Palermos, Himarës, Jalës, Dhërmiut, dhe mbi të gjitha Drymades.
10570493_10152599027326151_4200839420271587783_n
Vend i magjishëm, me zallin e bardhë të plazhit dhe detin blu transparent .
Gjithsesi, ndërsa kthehesh në Tiranë, duke u hedhur një shikim të fundit bunkerëve më të cilët Hoxha donte të zmbrapste sulmin e Perëndimit kapitalist, mes një qerreje të tërhequr nga një gomar dhe një tufë dhish që kalojnë në autostradë, ndjen që ky udhëtim në Shqipëri, mbetet një eksperiencë e një bukurie të papritur, në mes të detit dhe maleve, historisë dhe natyrës, ushqimit dhe kulturës.
Marrë nga “La Repubblica http://www.repubblica.it/viaggi/2014/07/24/foto/albania-92228777/1/?ref=search

Albania. Melting pot in miniatura

di Claudio Visani

Tra memorie veneziane e turche, tra spiagge accoglienti e una popolazione ospitale che ha imparato l'italiano grazie a... Pippo Baudo. Un Paese tutto da scoprire

Contenuti correlati

La cosa più bella dell'Albania sono gli albanesi. Se volete conoscere davvero il Paese delle Aquile,   mescolatevi a loro. Evitate i viaggi organizzati, visitatela on the road. Scoprite a piedi i quartieri della piacevolissima Tirana. Muovetevi con gli autobus e i furgoni (furgon) del loro originalissimo e creativo sistema di trasporto - che non ha stazioni, fermate e orari ma ti porta sempre dove vuoi andare - per raggiungere le città più vicine alla capitale. Noleggiate invece un'auto per arrivare nelle località dell'interno e del Sud più difficili da raggiungere, come le bellissime e ancora poco frequentate spiagge tra Valona (Vlora) e Saranda (Sarande). Fatevi condurre dalle loro guide improvvisate alla scoperta dei bellissimi siti culturali e archeologici: da Scutari (Shkodra) a Butrinto (Butrint), da Berat (Berati) ad Argirocastro (Gjirocastra). 

Se volete godere dell'Albania lasciatevi coccolare dalla squisita ospitalità di quel popolo, gustatevi la gentilezza che vi accoglie per strada, in ogni albergo, caffè o  ristorante; ascoltate i racconti degli anziani sulle tragedie provocate dai conflitti etnici e dalla dittatura comunista nel secolo scorso; interagite con i sogni e la voglia contagiosa che i ragazzi hanno di cambiare in meglio il loro Paese.

E sentitevi, per una volta, cittadini del mondo a comunicare con la vostra lingua, l'italiano che qui quasi tutti parlano. L'hanno imparato dalla nostra tivù di Stato con le antenne retrattili che venivano alzate di nascosto durante il regime di Enver Hoxha: i più maturi seguendo Canzonissima, Celentano e Pippo Baudo, i più giovani con i cartoni animati e Ambra Angiolini.   

TIRANA.
Prima tappa Tirana, la capitale divisa - come del resto il Paese - tra desiderio di occidentalizzazione e conservazione della propria identità. VOLI LOW COST da diversi aeroporti italiani. Se non cercate alberghi a 5 stelle, noi ci siamo trovati bene al Vila 3, 500 metri dal centro, poche camere moderne e pulite, economico (doppia da 35 euro a notte), piacevole bar-giardinetto interno, cucina della proprietaria, personale gentilissimo; e come ristorante, abbiamo mangiato bene all'Era Vila, nel quartiere di tendenza Blloku, dove vi portano i menù tridimensionali sui mini tablet e servono ottimi piatti della cucina tipica albanese (mitico il Fergese con interiora, uova, formaggio e peperoni cotto e servito in scodelle di terracotta) a 500-700 leke (4-5euro). Muovetevi a piedi lungo i bei boulevard stile impero costruiti durante l'occupazione italiana degli anni Trenta-Quaranta. Godetevi, specie nel fine settimana quando c'è poco traffico, Piazza Skanderbeg e gli edifici coloniali che la circondano, il grande prato dove Hoxha aveva fatto erigere la sua statua di bronzo, poi abbattuta dalla folla inferocita, e dove resiste invece quella equestre dell'eroe nazionale Skanderbeg, alias Giorgio Castriota, figlio di un principe albanese che riuscì per ben 13 volte, tra il 1443 e il 1468, a respingere l'assalto delle armate ottomane nella sua Kruja. Visitate la bella moschea di Et'hem Bey, l'unica risparmiata (perché considerata monumento nazionale) dalla furia antireligiosa del regime che proclamò l'Albania il primo stato ateo del mondo. Al suo fianco c'è il campanile della chiesa cattolica, a ricordare che la tolleranza e il rispetto tra le diverse religioni del Paese (60% di musulmani, 20% cristiani ortodossi, 10% cattolici tra i fedeli, ma molti tra i laici sono agnostici) sono nel dna degli albanesi. Infine, camminate per le strade del quartiere rom a Est della piazza, dove sui marciapiedi si tengono i mercatini di tutto, dall'ortofrutta ai mobili usati, e dove capita di vedere ai piedi dei palazzi l'asino legato all'ingresso. (24 luglio 2014)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate