17 luglio 2014

Kallënga e Poros /Vlore, një perlë natyrore me dimension mesdhetar

Foto, Kallenga, ose depresioni natyror i Poros, Vlore Foto Harilla Koçi (1)Vlorë, 16 korrik/ATSH-Harilla Koçi/.-Pak ditë më parë një grup ambientalistësh nga disa vende të Evropës, kryen një ekspedite përgjatë bregdetit të Vlorës, në kuadrin e një ekspedite më të gjerë natyror përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare.
Ndaluan edhe në bregdetin e Poros, 25 km në veriperëndim të qytetit, një mjedis ranor që alternohet nga brezi i pyjeve halorë. U tërhoqi vëmendjen ajo pjesë e bregdetit që, në terminologjinë teknike njihet me emrin “Depresioni natyror”, ndërkohë që banorët e zonës e quajnë “Kallënga e Poros”. “Është krejt e veçantë dhe rrallë e kemi ndeshur një bregdet të tillë, me këto karakteristike, në rajonin e Mesdheut”, tha Roberti një 36 vjeçar kroat. Për të, kjo pjesë e bregdetit shqiptar duhet vlerësuar dhe ruajtur, për vetë karakteristikat që mbart.
Në fakt, “Depresioni natyror”, apo “Kallënga e Poros”, është unikal në Shqipëri. Në një përcaktim më të gjerë, ajo përbën ndoshta edhe një përjashtim, për mjaft zona të bregdetit të Mesdheut.Foto, Kallenga, ose depresioni natyror i Poros, Vlore Foto Harilla Koçi (2)
Specialistët vlonjatë të mjedisit thonë për ATSH-në se, një mjedis i tillë natyror, ku takohen dhe përplasen në një hapësirë të kufizuar sipërfaqet me duna rëre dhe ujrat, depresioni natyror dhe pyjet e virgjëra, do të ishte një krenari për ambientalistët e kujtdo vendi që laget nga Mesdheu.
“Kallënga” është e paprecedent në të gjithë bregdetin shqiptar. Ajo ndodhet në veriperëndim të qytetit të Vlorës, në bregdetin e Poros, nga i cili ka marrë edhe emrin. Kufizimi me brezin pyjor të pishave të këtij bregdeti, e bën atë të papërsëritshme për vlerat që ka dhe pasuritë që mbart.
Kjo reflektohet edhe në shumëllojshmërinë e shpendëve fluturues, ku spikasin dhe gjenden mjaftueshëm rosa e egër, gjelëza, bajza etj. Terreni tepër i thyer dhe me një gjeografi të pasur natyrore, stimulon një shumëllojshmëri faune dhe flore, që, biologët dhe ambientalistët i vlerësojnë maksimalisht
Kjo bukuri, ofron edhe surpriza mjaft të këndshme për gjuetarët. Për mjaft nga banorët e zonës, gjuetia në këtë hapësirë përbën një mjet jetese, por edhe një sport argëtues.
-Rikthimi i fazanit, një pasuri për zonën-
Foto, Kallenga, ose depresioni natyror i Poros, Vlore Foto Harilla Koçi (3)Deri para 20 vjetësh, fazani ishte një nga shpendët që popullonte Pyllin e Poros dhe vetë këtë mjedis, që shërbente si një mundësi ushqimi për shpendin e rrallë. Tashmë, ai mungon, çka e ka varfëruar disi edhe hapësirën natyrore të “kallëngës” së Poros. Por, gjuetarët dhe specialistët vlonjatë mendojnë se, ai mund të rikthehet sërish këtu.
“Mjafton një numër i konsiderueshëm çiftesh dhe gjithçka mund të rikuperohet brenda një periudhe të konsiderueshme”, thotë 87 vjeçari Mosko Kalivopulli, një nga gjuetarët më aktivë në këtë rreth, pavarësisht moshës së tij.
Por, kjo duhet të shoqërohet me aplikimin e rregullave të rrepta për disiplinimin e sportit të gjuetisë, sepse në të kundërt risku, sipas Kalivopullit, është i madh edhe për lloje të tjera të shpendëve.Foto, Kallenga, ose depresioni natyror i Poros, Vlore Foto Harilla Koçi
Një fakt i tillë i dhimbshëm, gjatë këtyre viteve është shoqëruar me pakësimin e numrit të shpëndëve dimërues, ndërkohë që ka zhdukur plotësisht fazanin, duke e varfëruar mjedisin natyror, në këtë pjesë të bregdetit të Vlorës. Prandaj dhe i moshuari e vlerëson dhe mbështet moratoriumin që ndalon gjuetinë për një periudhë 2 vjeçare, që u miratua pak muaj më parë nga qeveria.
Prania e fazanit në pyllin dhe “Kallëngën” e Poros, do të shtonte bukurinë e tij dhe do të shërbente edhe si një rezervë mjaft e madhe për zonën. Megjithatë edhe pa fazanin, kjo pjesë e bregdetit shqiptar është e vyer dhe e rrallë në të gjithë rajonin e Mesdheut./a.g/http://www.ata.gov.al/vlore-kallenga-e-poros-nje-perle-natyrore-me-dimension-mesdhetar-143690.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate