NGA DHURATA HAMZAI
18 Korrik 2014 - 03:02
Këto kisha prej vitesh janë bërë problem nga specialistët “që duhet ndërhyrë në mënyrë urgjente”, por sipas drejtuesve aktualë të Ministrisë së Kulturës, ish MTKRS nuk bëri asgjë për restaurimin e tyre, të cilat si shumë monumente të tjera të kulturës u lanë në harresë. Drejtoresha e Përgjithshme për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor, Zhulieta S. Harasani, thotë se “restaurimi për kishat do të filloj menjëherë dhe MK e ka gati fondin për restaurimet”. Harasani ka deklaruar edhe fondet për projektet e restaurimit: Kisha e Shën Spiridhonit, Vuno, Himarë, sipas preventivit arrin vlerën 10,741,353 lekë; Kisha e Shën Thanasit, Peç, Delvinë arrin vlerën 535,710 lekë. Projekti për Kishën e Shën Mërisë Kameno, Delvinë ka vlerën 841,914 lekë.
Projekt i “Ndërhyrjeve emergjente në Kishën e Shën Thanasit”, Muzinë, Delvinë arrin vlerën 992,310 lekë. Ndërhyrja emergjente në Kishën e Shën Triadhës, Kardhikaq, Delvinë kërkon një buxhet prej 878,806 lekësh. Projekt për kishën e Shën Mëhillit”, Kostar, Mesopotam, Delvinë arrin vlerën 95,962 lekë dhe projekt i Shpellës me piktura, Kostar, Delvinë kërkon një buxhet 301,430 lekë. Shuma e përafërt është 14.4 milionë lekë ose 100 mijë euro.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/shtate-kisha-do-ti-nenshtrohen-restaurimit-100-mije-euro-fonde-227468.html#sthash.vpAScXr2.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento