22 luglio 2014

Informaliteti në Turizëm, Problemi kryesor i turizmit vendas është raporti i zhdrejte mes çmimit qe paguajmë dhe shërbimit qe marrin ne këmbim.7/2014

Secili prej nesh paguan çmime jo te ulëta për akomodimin ne hotele apo shtëpi pushimi. E nëse nje pjese e këtyre parave duhet te përkthehen ne taksa dhe tatime, buxheti i shtetetit është një humbës i madh, si pasoje e informalitetit ne njësite akomoduese. Duke ju referuar te dhënave gjate muajve korrik - gusht është llogaritur se fluksi përballohet me 254 mije shtretër, por vetëm 30 mije prej tyre janë formal dhe i përkasin hoteleve. Agjentet e turizmit thonë se është pikërisht ky informalitet qe devijon standardet aq shume te kërkuara ne turizmin vendas. Kryesisht ne vendet e rajonit taksa e fjetjes përllogaritet ne 1 euro. Ndërsa ne vendin tone ajo varion ne jo me shume se 5 % e çmimit te dhomës. Ndaj mbetet e vështire per te përllogaritur informalitetin i cili arrin ne miliona euro vetëm ne këtë pjese te sektorit te turizmit. Problemi kryesor i turizmit vendas është raporti i zhdrejte mes çmimit qe paguajmë dhe shërbimit qe marrin ne këmbim. Përmirësimi i këtij raporti është nje sfide jo vetëm e qeverise dhe institucioneve te saj por edhe e vete shoqërisë.
..

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate