17 luglio 2014

Turistët Britanik ndihmojne për pastrimin vullnetar të plazhit te Orikumit

Nismës së Bashkisë së Orikumit për pastrimin vullnetar të plazheve iu përgjigjën një grup turistësh britanikë që kanë mbërritur në Shqipëri. 

Një pjesë u ndalën në Llogara, ndërsa të tjerët në plazhin e Orikumit. Duke ecur në mes të çadrave me pushues, turistët britanikë kanë nisur të mbledhin të gjitha mbeturinat e hedhura vend e pa vend nga pushuesit e tjerë.

“Ky është një senzibilizim për të gjithë ata pushues  që preferojnë këtë plazh dhe që mbeturinat duhet t’i hedhin në vendet e caktuara nga bashkia. Ne sot po pastrojmë ato mbetje që gjenden në këtë plazh”, tha njëri prej tyre.

Aksioni i turistëve është ndjekur me indiferencë nga pushuesit në këtë plazh.

“Një nga objektivat kryesorë është mbajtja pastër e mjedisit. Kështu që në bashkëpunim me një grup të huajsh që janë prej disa ditësh në Orikum, organizuam këtë aktivitet sensibilizues. Nëse duam një ambjent të pastër duhet të kontribuojmë të gjithë”, deklaroi Gëzim Capo, kryetar i Bashkisë Orikum.
Plazhi i Orikumit është një nga plazhet për të cilët bashkia kujdeset vazhdimisht për shkak të fluksit shumë të madh të turistëve. / Top Channel,,

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate