22 luglio 2014

Federata Shqiptare e Alpinizmit prezanton turizmin malor

AlpetTIRANË, 21 Korrik /ATSH-N.Lena/- Promovimi i vlerave tona turistike është shtrirë edhe në aktivitetet që organizojnë federatat sportive të vendit tonë.
Këtë fundjavë, Federata Shqiptare e Alpinizmit organizoi një aktivitet alpinistik në parkun kombëtar të Thethit, ku janë mbledhur një grup të rinjsh të ardhur nga Tirana dhe nga rrethe të tjera të vendit, dhe për disa ditë do të zhvillojnë ngjitje në Alpet shqiptare.
Kjo është një tjetër formë për të promovuar turizmin dhe bukuritë natyrore në zonat malore.
Në këto ngjitje nuk marrin pjesë vetëm alpinistë profesioniste, por edhe të rinj amator të këtij sporti si dhe turistë vendas e të huaj.
Federata po jep kontributin e saj jo vetëm për sportin cilësor, por dhe për promovimin e turizmit malor, ku morën pjesë 50 amatorë të këtij sporti. Aktiviteti u ndoq nga pushues vendas, të huaj dhe banor të zonës. ” Kjo na ndihmon për promovimin e Alpinizmit, por dhe për turizmin malor”-kështu është shprehur Jani Zizo, President i Federatës se Alpinizmit.
Shqipëria me bukuritë e saj vijon të jetë një vend i cili kërkon më shumë vlerësim dhe vëmëndje, pasi  zhvillimi dhe prezantimi i turizmit është një burim i sigurtë të ardhurash materiale./a.g/http://www.ata.gov.al/federata-shqiptare-e-alpinizmit-prezanton-turizmin-malor-145795.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate