31 luglio 2014

Saranda në kulmin e sezonit turistik 2014, infrastruktura rrugore ka mundësuar afrimin e Tiranës me Sarandën duke shkurtuar kohën e udhëtimit me 2 orë

Posted on 10:54 - 31 Korrik 2014 by 

saaarandaTIRANË, 31 Korrik / ATSH N.Lena / – Në qytetin e Sarandës  këtë vit shënohet një rritje e prurjes turistike nga përmirësimi i infrastrukturës dhe mjaft shërbimeve ndaj vizitorëve ofruar nga Bashkia e qytetit dhe biznesi privat.
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, shprehet se po shfaqen forma të reja të turizmit, ndërkohë që edhe turistët e huaj kanë shtyrë kohën e qëndrimit të tyre në Sarandë.
Saranda ofron disa forma të turizmit si, ai detar, natyror, kulturor dhe folklorik. Mijra turistë të ardhur nga vende të huaja u drejtohen këtyre pikave ku prezantohen me kulturën e vendit tonë dhe të zonës  së Sarandës. Çipa thote se infrastruktura rrugore ka mundësuar afrimin e Tiranës me Sarandën duke shkurtuar kohën e udhëtimit  me 2 orë. Ai thekson se duke ofruar forma të reja në menaxhimin turistik të Sarandës, kemi mundur të sjellim rreth 1000 turistë vetëm nga Suedia, të cilët vijnë çdo  javë me grupe prej 100 vetësh, por nuk mungojnë edhe vizitorë nga Danimarka, Gjermania, Zvicra etj.
Po ashtu, është rritur numri i turistëve që kthehen nga emigracioni apo turisteve nga Kosova e Maqedonia, por edhe atyre që vijnë nga Tirana e zona të tjera të Shqipërisë.
Edhe kthimi i të gjithë saranda1plazheve brenda Sarandës në plazhe publike dhe të menaxhuar nga bashkia me çmime konkuruese,ka qenë një arsye më shumë për rritjen e numrit të turisteve këtë vit. Saranda vlerësohet si një nga vlerat e rralla të turimit shqiptar, por që ndërtimet e viteve të fundit pa kriter, e kanë dëmtuar këtë cilësi, qe ka filluar të rikuperohet me masat e marra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Por, një nga problemet mbetet furnizimi me ujë të pijshëm dhe qarkullimi i rënduar i mjeteve motorrike. /a.ke/http://www.ata.gov.al/saranda-ne-kulmin-e-sezonit-turistik-149353.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate