TIRANË, 30 Korrik /ATSH / – Shëngjini është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara nga pushuesit kosovarë. Jo vetëm për afërsinë gjeografike, por mbi të gjitha bukuria që ofron ky plazh dhe çmimet e përballueshme, janë arsyet kryesore pse shumica e turistëve e kanë kthyer në një traditë ardhjen me pushime në Shëngjin.
Shumë Kosovar jetojnë në Zvicër prej vitesh dhe pothuajse çdo verë vijnë t’i kalojë pushimet në Shëngjin së bashku me familjet e tyre. Ata shprehen se në krahasim me vite më parë Shëngjini po përmirësohet çdo vit e më shumë, si përsa i përket pastërtisë së plazhit ashtu edhe shërbimeve dhe çmimeve që ofrohen për turistët.Krahasuar me vende të tjera, siç është për shembull Ulqini, çmimet në Shëngjin janë 50 % më lirë.
“Kemi ardhur para një jave, kemi kaluar mirë, Shëngjini këtë radhë është më i pastër, por duhet të jetë edhe më i pastër, që do të thotë se edhe ne duhet ta mirëmbajmë plazhin, jo vetëm ata që punojnë këtu. Megjithatë vërej një ndryshim të madh në krahasim me vitet e mëparshme, ka qetësi më të madhe, kujdes më të madh, edhe mbrëmjet po ashtu kalohen shumë mirë. Unë kam ardhur nga Zvicra për të kaluar pushimet këtu, dhe jam apsolutisht shumë i kënaqur, dhe ma merr mendja se nuk do të ndërroj vend, tashmë veç Shëngjinit. Edhe çmimet janë të arsyeshme, po them vetëm një krahasim, unë kam qenë edhe në vende të tjera, në Ulqin, por 50 % është më lirë këtu se sa në Mal të Zi,” shprehet Bajrami,kryefamiljar i familjes Shala nga Kosova. Po këtë përshtypje kanë dhe mjaft turist të tjerë me banim në Kosovë apo në Gjermani.
Fundi i muajit Korrik dhe muaji Gusht është ajo periudhë e sezonit veror që numëron edhe numrin më të madh të turistëve vendas dhe të huaj që zgjedhin plazhet shqiptare për të kaluar pushimet e verës. Tashmë edhe më mbarimin e muajit të Ramazanit, pritet një fluks edhe më i madh turistësh nga Kosova drejt Shqipërisë./n.lena/./a.g/http://www.ata.gov.al/shengjini-plazhi-me-i-preferuar-per-turistet-kosovar-148958.html

Nessun commento:
Posta un commento