NGA DHURATA HAMZAI
18 Korrik 2014 - 03:09
Restaurohet Ura 900-vjeçare në Rraboshtë të Lezhës. Nisin gërmimet
Përgjegjësi i Monumenteve të Kulturës në Lezhë, Pavlin Zefi, u shpreh se kjo urë është më e vjetra në zonën veriore. “Kjo është konsideruar si ura më e vjetër e zbuluar deri më tani në veriun e Shqipërisë. Ajo është emërtuar si ura “Plakut Gjon” dhe ka qenë e njohur vetëm nga banorë të zonës, por duke parë gojëdhënat aty kanë nisur të bëhen edhe gërmime arkeologjike që kanë nxjerrë në dritë objekte mjaft interesante të historisë tonë kombëtare”, tha Zefi. Bëhet e ditur se pas pastrimit të saj do të nisë puna edhe për restaurimin e këtij objekti me rëndësi të veçantë.
Me zbulimet që po dalin në dritë kjo urë synohet që të bëhet e vizitueshme për turistët. Kjo urë ishte ndërtuar nga Plaku Gjon rreth viteve 1100 dhe ka shërbyer për lidhur vendin tonë me shtetet fqinje mbi rrugën mesjetare të quajtur azenta. Ky objekt mjaft i rëndësishëm për historinë e vendit tonë, ishte konsideruar si i humbur, por me zbulimet e fundit ka marrë një vëmendje të veçantë nga monumentet e Kulturës në Lezhë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/restaurohet-ura-900-vjecare-ne-rraboshte-te-lezhes--nisin-germimet-227469.html#sthash.iVK6sTu7.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento