26 luglio 2014

Tirana, një qytet i vogël me zemër të madhe,Tirana - a Small City with a Big Heart - "ROOSTERGNN - News Agency"

tiranaNga Redaktor {25/07/2014}

Agjensia e lajmeve, Roostergnn, me seli në Madrid të Spanjës, ka publikuar një reportazh për Tiranën. Në shkrimin e autores, Antonia Gerimpapazi, Tirana konsiderohet një qytet i vogël me pamje të mrekullueshme, i cili ka shumë për të ofruar.

“Në ditët e sotme, kryeqyteti shqiptar i vogël dhe i bukur,do t’iu befasojë me pamjen e mrekullueshme dhe vendet që do të vizitoni. Për dikë që nuk ka menduar kurrë se do të vizitojë ndonjëherë Tiranën, isha vërtetë i surprizuar kur  mësova se sa shumë ka të ofrojë ky qytet në lidhje me vendet që do të vizitoni dhe gjërat që mund të bëni”, thuhet në artikull.
Autorja Gerimpapazi, thekson se Tirana nuk është një nga destinacionet më popullore, por kjo e bënë atë një vend edhe më të dëshirueshëm.
Muzeu Kombëtar, Sheshi Skënderbe, mozaiku mural, Galeria e Arteve, Bulevardi Dëshmorët e Kombit apo Sheshi Nënë Tereza, janë disa prej destinacioneve që shkrimi u sugjeron lexuesve dhe turistëve.
Duke folur për ushqimin në vendin tonë, në artikull theksohet se elementet që e dominojnë atë janë kuzhina greke dhe turke, ndërsa një prej pjatave të sugjeruara është Tava e Kosit.
“Tirana mund të jetë një qytet i vogël, por sa më shpejtë ta vizitoni do të surprizoheni se sa shumë gjëra interesante mund të zbuloni dhe sesa shumë do ta shijoni atë”, përfundon artikulli.http://mapo.al/2014/07/roostergnn-tirana-nje-qytet-vogel-zemer-te-madhe/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate