Me këtë rast, Bashkia e qytetit organizoi një ceremoni festive me disa aktivitete kulturore, turistike dhe sociale.
Ceremonia ka nisur në ora 9.00 me fillimin e punimeve në aksin rrugorë “Vasil Laboviti – Ismail Kadare”, ka vazhduar në sheshin “Çerçiz Topulli” me një panair të madh të sigluar “9 vjet-Gjirokastra në UNESKO”, ku janë ekspozuar mjaftë prodhime të artizanatit vendas, produkte bujqësore dhe blegtorale.
Në ora 10.00 është bërë dhe promovimi i zyrës së informimit turistik.Një zyrë që do të ndihmojë turistët e shumtë që hyjnë e dalin ç’do ditë në këtë qytet.
Aktiviteti u mbyll me “Tradita Gjirokastrite” ku u prezantua kulinaria vendase, punime të ndryshme artizanale si dhe vizita në qëndrat muzeale./a.g/http://www.ata.gov.al/gjirokastra-feston-9-vjetorin-ne-unesko-143338.html
Nessun commento:
Posta un commento