30 luglio 2014

Gjirokastër, mbahet festivali i trashëgimisë kulturore 2014

Published on Jul 29, 2014
GJIROKASTER- Gjirokastra e parë si kurrë më parë. Këtë synon festivali i trashëgimisë kulturore TRAKU FEST, i iniciuar nga ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, i cili do të mbahet në datat 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Gjirokastra do të kthehet në një festival-festë të madhe të promovimit të trashëgimisë dhe kulturës shqiptare, dhe kryesisht asaj gjirokastrite.

Muzikë shqiptare nga grupe të ndryshme muzikore, hedhje me parashutë për të parë urbanistikën e Gjirokastrës nga lart, si dhe një guidë arkeologjike-turistike drejt Antigonesë dhe Adrianopolis do të jenë pjesë e këtij festivali.

Për herë të parë në këtë festival do të hapet edhe tuneli nën Gjirokastrën e vjetër i ndërtuar në kohën e komunizmit.
Jo vetëm kaq, por ndërmjet dy konferencave shkencore do jepen copëza të historisë dhe gatimit tradicional të Gjirokastrës....

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate