08 luglio 2014

“Kukullat” dhe artistët e vegjël të QKKF shfaqje në zonat turistike

Kukullat ne zonat turistikeTIRANË, 8 Korrik/ATSH/-Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, në kuadër të kalendarit artistik 2014,  ka nisur turneun veror me një sërë aktivitetesh kulturore në zona turistike të Shqipërisë.
Turneu po jepet me sukses në qytetet Durrës, Velipojë, Shëngjin e shumë të tjera mes publikut të mrekullueshëm të fëmijëve vendas e të ardhur, të cilët ndjekin programin artistik me numra të përgatitur. Premiera e re e Teatrit të Kukullave, “Princesha mbi bizele” dhe pjesa teatrale “Arushi që nuk donte muzikë” sjellin një komunikim të drejtpërdrejtë me spektatorin e vogël, duke zhvilluar imagjinatën dhe fantazinë e fëmijëve.
Fëmijët e qendrës, në një program me këngë, valle dhe breakdance janë mirëpritur me duartrokitje e vlerësime nga publiku. Kjo lëvizje artistike e trupës së aktorëve të Teatrit të Kukullave dhe fëmijëve të qendrës drejt qyteteve të tjera synon krijimin e një tradite të përvitshme, e cila ndërthur edukimin artistik përmes artit, si dhe njohjen dhe zbulimin e vlerave kulturore të perlave turistike në të gjithë Shqipërinë./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/kukullat-dhe-artistet-e-vegjel-te-qkkf-shfaqje-ne-zonat-turistike-140073.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate