25 luglio 2014

Përurohen ambientet e Studimeve Albanologjike ku ruhet Fondi Arkeologjik




Qendra e Studimeve Albanologjike  Foto Flor Abaza
Qendra e Studimeve Albanologjike Foto Flor Abaza
Tiranë, 25 Korrik /ATSH-Z.Tosku/ – U përurua sot restaurimi i  mjediseve ku ruhet Fondi Arkelologjik pranë qëndrës së Studimeve Arkeologjike, ku ishin te pranishem, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, pedagogë e studiues.
“Ky takim duhet parë si një mundësi e re për studiuesit, studentët dhe publikun e gjërë, kjo falë ndihmës se SHBA që nëpërmjet fondit që Arkeologjia Shqiptare të marë një standard të ri”, u shpreh ministrja Nikolla.  Më tej ajo shtoi se “kjo lidhet me cilësinë e arsimit, pasi mundëson studentët në vëzhgimin e tyre, por edhe standard për kërkuesit”.
Gjatë fjalës së saj, Nikolla theksoi se ky fond kapi standardin më të lartë në vlerë dhe që akordohet për realizimin eQendra e studimeve albanologjike (1) Foto Flor Abazaprojektit për trashëgiminë kulturore.
“Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore, na jep një mesazh të madh për ne që duhet të zhvillojmë përgjegjësi të reja, protagonizëm të ri, që sjellim jo vetëm një vlerë muzeale që duhet ruajtur, por dhe një pjesë të rëndësishme edukimi, njohëse për studiuesit, profesorët, publikun e gjërë”, tha ajo.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nëvizoi  se “ky inagurim dhe kjo qëndër përban një dimension tjetër, jo thjesht të detyrës por dimensionin e pasionit dhe dashurisë për trashëgimisë kulturore”.
Në fushën e Arkeologjisë, përgjegjësia është shumë e madhe, për t”i ruajtur dhe promovuar ato”, tha Kumbaro duke shprehur mbështetjen e saj për programe të tilla.
Në vijim të fjalës ajo tha se “në bashkepunim me Insitutin e Arkeologjisë ne jemi duke përfunduar punimet në Muzeun Arkeologjik në Durrës, muzeu më iQendra e studimeve albanologjike (4) Foto Flor Abaza madh Arkeologjik me më shumë se 300 arte-fakte të cilat nuk e kishin parë dritën e ekspozimit prej shum vitesh”.
Ndërsa ambasadori Arvizu tha se ,“projekti që inagurojmë sot do të mbrohet dhe ruhet nga brezat si një investim jetik me fragmente të historisë së Shqipërisë që bart vlera të mëdha për të gjithë popullin”. Ministria e Arsimit dhe sportit në bashkepunim me Ministrinë e Kulturës kanë filluar projekte që kanë lidhje me kulturën, ku shkolla të caktuara do të marin në mbrojtje momumente të caktuara.
Ky projekt u realizua në kuadër të bashkëpunimit të Qendrës së Studimeve Albanologjike për Institutin Arkeologjik me ICOM Albania (Këshilli Ndërkombëtar i Muzeumeve) ku nga marrëveshja e nënshkruar (në shtator 2012) me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë u përfitua një fond prej $103,389.  Restaurimi i mjediseve të magazinimit të Fondit të Arkeologjisë është realizuar nga “Programi i Fondit të Ambasadorit për Trashigimin Kulturore”, i cili mbështet mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën.http://www.ata.gov.al/inagurohen-ambjentet-e-studimeve-albanologjike-ku-ruhet-fondi-arkeologjik-147632.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate