06 luglio 2014

Velipojë, sezoni veror 2014 ka filluar por plazhi i Rrjollit ka papastërti

VELIPOJE- Një nga zonat turistike që ofron një peizazh të mrekullueshëm por që njihet shumë pak është fshati Rrjoll në Velipojë të Shkodrës. Kjo zonë bregdetare një nga perlat në veri të vendit nga viti në vit po bëhet një nga vendet me te preferuara për pushuesit. Megjithatë edhe në këtë plazh kanë nisur problemet, ku papastërtia e plazheve publike po kthehet në një nga shqetësimet kryesore për pushuesit.
 
E ndodhur mes lagunës, malit dhe detit, Rrjolli ofron një bukuri natyrore të rrallë. Kjo zonë për shkak se nuk kishte rrugë, nuk kishte mundësi as ta mendonte zhvillimin e turizmit, por me ndërtimin e saj së fundmi gjërat ndryshuan.
 
Rrjolli sot shihet nga pushuesit si një zonë e sapozbuluar, krejt e virgjër, e paeksploruar dhe e padëmtuar nga ndërtimet dhe betoni.

Redaksia online(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/velipoj--sezoni-veror-ka-filluar-por-plazhi-i-rrjollit-ka-papast-rti-224653.html#sthash.OOjLhqzK.dpuf 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate