30 luglio 2014

Deshira per te vizituar Alpet Shqiptare ben qe te kete nje fluks turistësh në Valbonë vetëm në fundjavë mbi 1500 vizitorë

NGA GJON NEÇAJ
29 Korrik 2014 - 09:46

TROPOJË - Këto ditë fund korriku, vazhdon fluksi i madh i turistëve të huaj, por edhe vendas në pikën turistike të Valbonës. Gjatë kësaj vere numri i tyre sa vjen e rritet çdo ditë.

"Gjatë ditëve të fundjavës, të shtunën dhe të dielën, numri i turistëve të huaj të pranishëm në Valbonë arrin në mbi 1500 veta. Ndërsa ditët e zakonshme  numri i turistëve  shkon  deri 500-600 veta." thotë për “Shqiptarja.com” i entuziazmuar, kryetari i komunës së Margegajt, Rexhë Byberaj.

“Duke shfrytëzuar mjetet rrethanore, shumë prej turistëve ngrenë çadra në livadhet e fshatit. Kjo ka bërë që edhe nga policia komunale të tregohet më tepër kujdes për ruajtjen e mjediseve përreth tyre” thotë ai. Në shërbim të turistëve nga banorët e zonës shumë prej banesave janë vënë në funksion të tyre. Në hanet e hotelet turistike që shtohen çdo vit, ka tashmë deri 800 shtretër. Gjatë këtyre ditëve të pranishëm në pikën turistike të Valbonës janë çdo ditë edhe shumë vizitorë nga treva të ndryshme të vendit, si dhe mjaft kosovarë.

Fluksi i madh i këtyre ditëve ka tejkaluar çdo parashikim, ndonëse infrastruktura rrugore akoma nuk ka përfunduar dhe një pjesë e saj është e papërballueshme nga turistët, por punimet vazhdojnë e së shpejti edhe ky segment rrugor do të asfaltohet, duke e bërë kështu me aktraktive këtë perlë të Alpeve shqiptare. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/tropoje-fluks-turistesh-ne-valbone-vetem-ne-fundjave-mbi-1500-vizitore-229657.html#sthash.tqHwTPHK.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate