14 luglio 2014

Plazhet Shqiptare promovohen në faqet e gazetave prestigjioze të botës per bukurite e vecanta qe ofrojne...

plazhi llamanitTIRANË,12 Korrik /ATSH- N.Lena/ – Sapo kalon qytetin e Himarës, rreth 5 km larg saj, befas në krahun e djathtë të lëvizjes, të shfaqet përpara gjiri i Llamanit si një oaz i vogël me një plazh shume mahnitës me ujra të ftohtë dhe me rërë të ashpër. Plazhi i Llamanit eshte nga më të populluarit në Himarë për shkak se është larg qytetit dhe zhurmes. Dhe bukuria e natyrës së këtij bregdeti nuk ka të mbaruar, pasi mbas gjirit të Llamanit shfaqet një ndër pamjet më spektakolare të krahinës madje dhe gjithë bregdetit, Kalaja e Porto Palermos. Vlerësimet për këtë vijë bregdetare kanë qenë të shumta nga vizitore, artistë dhe gazetarë.Llamani
Gazeta prestigjoze amerikane “Neë York Times” në faqen e saj web ëëë.nyt.com ka publikuar foton e plazhit të Llamanit, duke e cilësuar atë si “Photo of the week” – “foto e javës’. Foto është publikuar në rubrikën Travel, A Guide to Intelligent Travel (Guidë për një udhëtim inteligjent). Kjo nuk është hera e parë që mediat prestigjioze botërore shkruajne për Shqipërinë dhe potencialet e saja turistike. Pak kohë më parë edhe “Reuters” publikoi një shkrim të posaçëm mbi bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria.
Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea. Poshtë kalasë së Himarës Llamani_ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Plazhi i Gjipesë,  Karkaniqi, Dhërmiu, Palasa dhe Dhralea. Në shumë vende në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat normale. Pushues vendas dhe të huaj, tashmë I njohin dhe I shfrytëzojnë këto plazhe jo vetëm për natyrën e veçantë të tyre, por edhe për shërbimin cilësor që ofrojnë. Kulinaria tradicionale, mikëpritja si dhe akomodimi bashkëkohor, bëjnë që në stinën e verës ato të jenë të tejmbushur. /a.ke/http://www.ata.gov.al/plazhet-tona-ne-faqet-e-gazetave-prestigjioze-te-botes-142155.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate