Tiranë, 17 Korrik / ATSH – K. Musabelliu/. – Një aktivitet kulturor në Mirditë, i cili ka pasyruar bukuritë natyrore, ka promovuar vlerat e zonës nëpërmjet folkut. Duke improvizuar “Dasmën Mirditore”, ai ka ofruar ushqimet bio të zonës, ka prezantuar edhe kërcimet tradicionale të valleve shqiptare, ka tërhequr një vëmëndje mjaft të madhe si aktivitet, ku të pranishëm kanë qënë dhe mjaft turistë që kanë ardhur nga disa vënde të ndryshme të botës.
Gjergj Marku, drejtor i pallatit të kulturës Rrëshen, njëherazi njëri prej organizatorëve të aktivitetit, u shpreh se Mirdita është një risi për turizimin malor shqiptar dhe në këtë
mënyrë mund të promovohen vlerat e zonës, si dhe të tërhiqet vëmëndja e turisteve. “Kjo risi që vjen për herë të parë në turizmin shqiptar, mendoj se në vitet tjera do të jetë në projekte të vazhdueshme dhe pse jo të futet në kalendaret vjetore të Ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe të qeverisë”. Të gjithë këta njerëz të ardhur, vijon Marku, “po kënaqen me vallet, me këngën, me veshjen tradicionale, me gjithçka të bukur të Mirditës, e cila është një nga destinacionet turistike kulturore më interesante”.


Nessun commento:
Posta un commento