03 luglio 2014

Plazhi i “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, është një nga zonat më të bukura për të kaluar pushimet verore. Por ajo që po e penalizon këtë zonë është infrastruktura rrugore e cila është plotësisht e amortizuar

LEZHË -.
 
E vetmja rrugë që të dërgon në këtë zonë turistike është një rrugë e improvizuar nga operatoret turistik.
 
Kjo rrugë nuk ka asgjë të përbashkët me këtë perlë të natyrës, por kjo eshte e vetmja zgjidhje.
 
Për të lehtësuar sadopak lëvizjen e mjetëve rruga më parë devijohej nga zona ushtarake.
 
Kjo derë e mbyllur është pengesa që Ministria e Mbrojtjes i shkakton itenerarit deri diku lehtësues, pushuesve dhe turistëve që duan të udhëtojnë drejt ranës së hedhun.
 
Në vitet e shkuara kjo ministri e lejoi lëvizjen drejt kësaj zone, por këtë sezon kjo nuk po ndodh.
 
Mundim për të shijuar pushime të veçanta, kjo është zgjedhja që bëjnë vizitorët që zgjedhin “Rana e Hedhun” për këtë sezon veror.
 
 
Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/lezh-plazhi-i-ran-s-s--hedhun-penalizohet-nga-rruga-e-d-mtuar-223878.html#sthash.Crqpmp65.dpuf-

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate