ELBASAN, 18 Korrik / ATSH-Miranda Sadiku/ - Folklori muzikor i trevave të qytetit të Elbasanit gërshetohet me të gjitha llojet e muzikës, nga kënga homofonike, polifonike e deri tek vallja e kënduar apo muzika instrumemtale.
Qyteti Elbasanit mbetet si oaz i rrethuar nga e gjithë kjo larmi folklorike muzikore. Këngët shquhen për tematikën, melodinë, muzikalitetin. Rol parësor luan melodia e korifejve të këngës popullore si, Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Leks Vini etj. Këngët janë kënduar nga burrat dhe gratë. Gratë këndojnë butë dhe shoqërohen vetëm nga dajreja, ndërsa burrat këndojnë ashtu si gratë, por edhe me zë të lartë gjoksi. Në rastin e parë kënga është kënduar në rrethin e bektashinjve dhe ka shumë prej tyre që janë krijuar dhe ekzekutuar në këto ambjente.

Por, këngët e Elbasanit janë kënduar edhe jashtë zonës e trevave të origjinës, çka dëshmon për vlerat e tyre morale, qytetare e artistike. Ceremonitë e ritet e dasmës, ditës së verës, janë krejt të veçanta dhe bëjnë pjesë në fondin e kulturës muzikore qytetare të Elbasanit. Me interes janë edhe vallet, ku karakteristikë e qytetit në kërcimin e valleve popullore është se shumë prej tyre kërcehen çift, burrë e grua.
Po të hidhesh më tej, në zonat e këtij rrethi, në zonën e Shpatit drejt Gramshit e Tomoricës, mbizotëron polifonia me karakteristikat e hedhësit, pritësit e grupit të isos. Në këtë trevë polifonike shquhet grupimi i këngëve historike, ku u këndohet heronjve popullorë si, Gjergj Golemit, Qorr Topuzit etj. Me interes janë këngët e hershme si “Tanë mori Tanë” , “Këngët e nizamit”, kënduar nga burrat me subjekt nga luftrat për liri, me kumbime polifonike.
Zonë tjetër polifonike është edhe ajo e Shpatit, si dhe ato te Gostimës, Shtërmenit, Shalës, e deri drejt fushës së Dumresë e në Belsh. Karakteristikat janë po ato të polifonisë së Shpatit, veçse me një ndryshim, melodia e marrësit është më e butë, me më shumë variacione, e pasur në elementë deklamativë. Polifionia është më e zhvilluar sidomos në këngët e grave. Belshi ka veçori sepse shquhet në vallet e zhdërvjellta të burrave, që ekzekutohen me mjeshtëri nga kërcimtarët. Zakonisht vallet kërcehen dyshe sipas traditës, por në një periudhë me të vonë edhe nga dy ose tre çifte.

Zona e tretë polifonike është ajo e Sulovës, qe lidhet më zonën e Muzeqesë dhe me atë të Belshit. Ketu ruhen të njejtat linja të polifonisë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Zona shquhet për larmi instrumentash, nga fyelli, lavalli, lazanja, pipëzat e deri tek krahu i shqiponjës që është i hershëm. Zonë tjetër folklorike është edhe ajo e Labinotit e Shmilit, e cila ndryshon rrënjësisht më të gjithë treguesit. Është zonë homofonike, ku spikasin këngët e grave me rituale dasme, djepi, vaji, kurbeti. Vallet janë të rënda në lëvizje, dhe daullja është e rëndësishme, sepse mban ritmin. Kjo zonë shkon drejt Librazhdit, Martaneshit e Dibrës. Zona folkorike e Malësisë së Krrabës, ka si epiqendër Funarin, Korrën, Mollagjeshin dhe zbret në Bixëlle, Balës e Grykë të Zaranikës. Ka po ato karakteristika më këngë e valle të Labinotit e Shmilit, ruan variacionin e saj, sidomos në këngët e grave.
Bradasheshi përbën një zonë tjetër të folklorit muzikor që vijon në Papër e deri në kufijtë e zonës. Vërehen shenjat e para të polifonisë, sidomos në këngët e grave me iso. Ndërsa vallet vijnë duke u zbutur dhe shoqërohen me orkestër. Janë të njohura vallet e Bradasheshit, që shquhen për meloditë e bukura, ritmet e atmosferën që krijojnë.
Folklori muzikor i trevave të qytetit përbën pasuri me vlera kombëtare të trashëguara në shekuj, ku shumë folkloristë, kompozitorë, etnografë, muzikologë e këngëtarë, iu përkushtuan dhe duke i qëmtuar këto visare i sollën shërbim të madh popullit e qytetit të Elbasanit. /a.ke/http://www.ata.gov.al/tradite-elbasani-oaz-i-pasurise-folklorike-144651.html

Nessun commento:
Posta un commento