20 luglio 2014

Ministrja e Turizmit: Shtohen turistët qe vizitojne vendin tone por problem shërbimi

Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni tha se numri i qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë këtij sezoni është rritur me 27 për qind. 

Krahas turistëve që vijnë nga rajoni, harta turistike është zgjeruar edhe me turistë suedezë, sllovakë, çekë, polakë, austriakë dhe gjermanë ndërsa tregje të tjera potenciale janë vendet aziatike, Rusia, Kina apo Japonia.

Por pavarësisht bukurive natyrore apo trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit, sfidë e rëndësishme mbetet një mjedis i pastër apo cilësia e shërbimi që ofrohet për turistët, për ti bërë ata të rikthehen sërish në Shqipëri.

“Një nga problemet është cilësia e shërbimit, është investuar në godina jo në burime njerëzore, pjesë e strategjisë trajnimi periodik me stafet e sipërmarrjes private”, deklaroi Gjermeni.

Ministrja Gjermeni vuri theksin tek rëndësia që kanë njësitë e qeverisjes vendore për ofrimin e një sezoni turistik sa më cilësor. Në këtë pikë, Gjermeni tha se do të merren masa të ashpra ndaj kryetarëve të njësive vendore për moszbatimin e vendimit për plazhet publike.

“Pas monitorimit kemi çuar letër të drejtpërdrejtë duke u lënë afat të marrin masa për respoektimin e vendimit, deri në kallëzim penal për disa kryetar të njësive vendore”, tha Gjermeni.

Më gjithë kërcënimet, në plazhet kryesore vazhdon të mos respektohet vendimi për plazhet publike, në shumicën e plazheve nuk ka ende roje plazhi dhe as kordone sigurie në ujë. Vetëm dy ditë më parë një adoleshent u mbyt në Divjakë pasi u përfshi nga dallgët, ndërsa në plazh nuk kishte asnjë roje. 
/ Top Channel...

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate