19 luglio 2014

Në burimet e Tomorrit, nën këmbët e “Dodonës bëmëkeqe”

osummmsssTIRANË,17 Korrik / ATSH / Nikolla Lena/ – Jemi në pikun e sezonit turistik dhe pushuesit vendas e turistët e huaj, kërkojnë vendet më të përshtatëshme dhe më interesantet për të pushuar apo vizituar. Vendi ynë ka shumë të tillë, por prioritet kohët e fundit po mer turizmi malor, ai kulturor, mitologjik dhe argëtues.
Gjithmonë kur ngjitem përpjet rrjedhës së lumit Osum, pasi kaloj Beratin me bukurinë dhe historinë e tij të pashoqe, më intrigon vendburimi i këtij lumi gjysëm mitik dhe ndalesa bëhet e detyrueshme nën këmbët e Tomorrit të madh. Aty ze fill rrjedha e këtij lumi ose më sakt, aty mer formën e plotë të një lumi të vërtetë. Uji vjen nga poshtë fronit të këtj mali legjendash dhe del në sipërfaqe në formë burimesh me emra të çuditshëm e intrigues si, Burimi i Kuçedrës, ai i Kërpicës, i Bogovës, i Sotirës, i Vashave, e plot emërtime banorësh që i kanë sjell deri në ditët tona. Jemi nën këmbët e Dodonës Pellazgjike këtu, Dodonës-bëmëkeqe. Por, pikërisht nën këmbët e saja të egra, gjenden mrekullitë natyrore më të veçanta të kësaj treve. Gjenden shpellat karstike, kanionet e famshme të Osumit, ku sportistë amatore dhe aventuriere të ndryshëm, vijnë e bëjnë ”Rafting” në rrjedhën e tij, studiues të natyrës, kurioz për natyrën dhe historinë, etj.
Arkeologët dëshmojnë se pikërisht këtu shtrihej qyteti i Zelenckës i ndërtuar në dy anët e lumit Osum, të lidhura së bashku nga  ura e Sharovës, kolonat e të cilave ruhen akoma edhe sot, ​​1.5 m të larta. Mbi keto u ndërtua pastaj dhe ura ekzistuese. Këtu banonte fisi Ilir i Desaretëve.osum-3
Nga shekulli i II p e s, dhe për shumë shekuj më vonë, të dhënat mbi vazhdimësinë e jetës në këtë qytet janë shumë të pakta. Vetëm në shekullin e VI pas Krishtit gjatë periudhës së  pushtimeve barbare, ky qytet është përmendur, por tani me një emër tjetër: Cernovode (Ujë i zi), Çorovoda e sotme. përsëri një emërtim mistik! Po përse? Sepse ajo shtrirje ndodhej poshte këmbëve të Zotave. Poshtë Olimpit, ku sipër tij ishte froni i perëndive antike. Jeta në kohën e mesjetës u organizua në kështjellën mbi qytet. Mbetetjet e kësaj kështjelle janë të njëjta si ato të Beratit dhe Irmaj në Gramsh, nga pikpamja arkitektonike, por ngjasojne shumë dhe me kala të tjera në vend. Disa prej kështjellave më të famshme në historinë e territorit të Skraparit janë: Kalaja e Lavdarit, Dhoresit, Bregu i Koronit ne Bargullas dhe ajo e Prishtës. Por sot më pëlqen t’i ftoj vizitorët të më ndjekin në një vend vërtet interesant dhe mjaft të bukur e të mbushur me plot histori e misticizëm. Do të shkoj në burimin e Kërpicës.
Ai është i njohur në trevën e Tomorricës dhe më gjërë për sasinë e madhe të ujit, për mullinjtë që punuan gati një shekull me ujin e tij, për dërstilat e shumta në teknikën tradicionale të përpunimit të prodhimeve të të leshtave.
My beautiful pictureNdodhet në lindje të malit të Tomorrit, në këmbë të tij. Del në lartësinë 390 m mbi nivelin e detit, në jugperëndim të fshatit, në të djathtë të rrugës që të çon në Tërrovë të Skraparit. Buron rrëzë shkëmbinjve gëlqerorë, që bien thiktë në kufi të tyre me shkëmbinjtë flishorë. Shkëmbinjtë gëlqerorë, nga ku del burimi, janë analogë me ata të malit të Tomorrit.
Burimi ka prurje të lartë uji dhe të qëndrueshëm. Me këtë ujë furnizohet qyteti i Gramshit dhe rrethinat e tij. Një sasi e madhe uji vë në lëvizje turbinat e hidrocentralit të Kërpicës, me një fuqi të instaluar 200 kw/h. Ende një sasi e konsiderueshme uji rrjedh e lirë. Uji sapo del nga toka, menjëherë gjarpëron tatëpjetë nëpër luginën e ngushtë të përroit që e ka krijuar vetë. Kjo luginë mjaft e pjerrët, është zhvilluar në drejtim të veriut për 300 m. Prej këndej uji ka zgjeruar më tej luginën dhe ka ndërruar drejtimin e saj, për në lindje, në një shtrat më pak të pjerrët dhe në shkëmbinj të butë, si një lumë i ngushtë, por i plotë, derdhet në lumin e Tomorricës pranë ndërtesës së hidrocentralit. Peizashi përreth është një mrekulli natyrore. Gjelbërimi stinor të jep forcë për më tutje. Në rrjedhën e vrullëshme të këtij burimi, nis dhe një histori. Me ujin e tij  kanë punuar pesë mullinjtë e famshëm karakteristikë të Kërpicës. “Këta mullinj bluajtën për gati një shekull drithin e bukës të këtyre anëve. Barrëtorë të shumtë, me mushka apo me krah vinin ngado, sa që nuk gjeje radhë të bluaje shpejtë. Mullinjtë ndodheshin brenda një ndërtese të përbashkët prej guri, në qendër të fshatit. Uji që merrej nga cfrati në përrua vinte nëpërmjet rrëmbës së vetme ujëplotë dhe ndahej për të pesë grykët e mullinjve me anë të koritave prej druri mjaft të pjerrta. Kur punonin të pesë njëherësh, elikat e drunjta, me një zhurmë shumë karakteristike, shpërndanin ujin me forcë rreth grykave në trajtë të rrathëve Osummmkoncentrikë e spërklash të bardha. Për rrjedhojë rreth mullinjve krijohej një mjedis i këndshëm dhe ripërtëritës, gjithmonë me një fllad mjaft të ftohtë. Të “hante” era e mullinjve. Sidomos kur rrezet e diellit zbërtheshin në pikëlzat e ujit që shpërndanin të pesë grykat, formoheshin ylbere që kryqëzoheshin me njëri-tjetrin, duke dhënë një pamje sa mahnitëse aq edhe piktoreske. Mullinjtë ndaluan së punuari, kur hidrocentrali në anën tjetër “u grabiti” ujin për vete. Në këtë mjedis shlodhës qe ngritur edhe spitali rural. Pranë daljes së burimit ka pasur edhe mullinj të tjerë. Poshte burimit, ku uji rrjedh vrullshëm, thuajse çdo shtëpi pat ngritur dërstilat e veta. Në to mjeshtërit kërpicarë kanë përpunuar me një teknikë të përsosur prodhimin e rrobave të leshit. Këtu vinin porosi nga ana e anës. Një ndër mjeshtrit e apasionuar të Kërpicës, Islam Selimi, grumbullonte, përpunonte dhe shpërndante me një kalë të bardhë porositë. Kjo traditë vazhdon edhe sot”, rrëfen ing.gjeolog Selim Marishta.
Uji i shëndetshëm natyral i këtij burimi, perlë e natyrës, mund të industrializohet për treg direkt në vendin e burimit. Gjithashtu ky vend i bukur dhe i gjelbëruar ofron mundësi turistike. Me vendim qeverie, Kërpica është shpallur gjeomonument i natyrës. Aty mund të shkohet lehtë në një rrugë 18 km nga qyteti i Gramshit ose nga ana e Tomorricës. Në këtë intinerar ka dhe shumë vende interesante për tu vizituar si:- Muzeu historik i Çorovodës, Kalaja e Skraparit, Kalaja e Prishtës, Ura e Ksabashit, Ura e Sharoves, Peshkopata e Hasan Seitaj, Teqeja e Backës,etj.
TommoorPopullsia e Skraparit i takon fesë myslimane  sektit bektashi dhe një pjesë e vogël I përket fesë së krishtere orthodokse. Pikat e lutjeve quhen Teqe, dhe më të famshme janë teqeja  e Prishtës, teqeja  e Kulmakut dhe Teqeja e Strenecit.
Skrapari ka një kalendar të pasur të festave me origjine pagane. Këto festime janë të shoqëruara nga ritet e karakterit human, të kuptuarit e natyrës humanitare dhe solidaritetit mes njerëzve. Në gusht midis datave 20 dhe 25 të tij,  mijëra njerëz jo vetëm nga Skrapari, por nga te gjitha trevat  shqiptare ngjiten në malin tomorr në formën e një pelegrinazhi  ku sakrifikojnë një qëngj si  shenjë  mirënjohje ndaj Abaz Aliut, lëkura e qengjit  lihet në teqe, ndërsa mishi i pjekur  konsumohet ose dhurohet  për të varfërit në bamirësi.Koha më e mirë për të vizituar këtë luginë mitesh e gojëdhënash, është pikërisht në muajit korrik dhe gusht, ku gjelbërimi është mjaft freskues dhe mundësit e udhëtimit janë më të lehta. /a.ke/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate