-Dossier- 01/11/2013
DURRËS, 1 Nëntor /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Amfiteatri i lashtë i Durrësit që nga mbrëmja e fundit e tetorit do të jetë i ndriçuar çdo natë. Ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për punonjësit e sektorit të arkeologjisë dhe të kulturës kombëtare, por edhe për qytetarët shqiptarë dhe ata durrsakë në veçanti.
Ky investim i hap rrugën instalimit të impianteve të ngjashme edhe në monumente të tjera në të gjithë territorin shqiptar, duke i bërë ato të vizitueshme në çdo orë të ditës, nënvizuan folësit në ceremoninë e organizuar në mjediset e tij.
Në të vërtetë, amfiteatri i ndriçuar ka një pamje të magjishme. Ishim mësuar ta shikonim këtë pamje, vetëm me rastin e koncerteve që organizoheshin mbi arenën e tij, por pak minuta më vonë dritat fikeshin dhe monumenti më i madh i lashtësisë, që është zbuluar në vendin tonë mbetej përsëri në terr.
Kandilet e arenës së lashtë
Ka një rastësi të çuditshme, që i kthen zbuluesit e amfiteatrit në vitin 1966, atëherë kur hidheshin hapat e parë për zbulimin e një mrekullie, në qendër të qytetit modern. "Objektet e para që zbuluam në galeritë e amfiteatrit të Durrësit ishin rreth 100 kandile, të cilat duket se shërbenin për ndriçimin e arenës gjatë shfaqjeve. Që nga ajo ditë kanë kaluar plot 47 vjet, por mua më duket se gjithçka ka ndodhur dje".
Specialisti Ilia Toçi tashmë është krejtësisht i thinjur, por ai kujton sondazhet dhe punimet që udhëhoqi i vëllai i tij, Vangjel Toçi, i cili njihet si zbuluesi i dhjetra monumenteve arkeologjike të qytetit 2.700-vjeçar.
"Punimet nisën në prill të vitit 1966-tha për ATSH-në Ilia Toçi. Por, në atë kohë për monumentin e mrekullueshëm nuk dihej thuajse asgjë. Një lagje shekullore ishte ndërtuar mbi kodrën e amfiteatrit".
Të dhënat më të rëndësishme për ekzistencën e amfiteatrit i ka dhënë historiografi i shquar shqiptar Marin Barleti në shek. 16-të, i cili në veprën e tij mbi jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, Skenderbeu shkruan se në Durrës "ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme..."
Sondazhet e para u kryen në anën lindore, pranë banesës së familjes Simaku-vazhdon Ilia Toçi. Më pas ato u zhvendosën te muret bizantine mesjetare, në anën tjetër të lagjes.
Edi Berdaku, shtëpia e të cilit ndodhet ende pranë shkallareve madhështore thotë se mjaft të rinj kanë punuar për zbulimin e monumentit. Për katër sezone verore punohej intensivisht dhe dalëngadalë format e monumentit më të madh arkeologjik të zbuluar në vendin tonë u bënë pjesë e jetës së qytetit 3000-vjeçar.
Për zbulimin e plotë të amfiteatrit antik janë prishur 33 shtëpi, ku banonin 50 familje të vjetra durrsake si Kthupi, Njala, Velja, Kapedani, Bebeziqi, Plepi, etj.-thotë Ilia Toçi. Ekspeditat intensive për hapjen e amfiteatrit kanë vazhduar nga viti 1966 deri në vitin 1970, e megjithatë monumenti më i bukur i botës antike nuk u zbulua dot plotësisht.
Shekulli i ri në qytetin e lashtë
Që nga viti 2003 në pjesën juglindore të amfiteatrit një grup studiuesish dhe studentësh italianë të Universitetit të Chieti - Pescarës, në bashkëpunim me Institutin e arkeologjisë kanë realizuar një sërë studimesh të rëndësishme që kanë krijuar tashmë një ide të qartë mbi gjendjen e tij jo vetëm në pjesët e dukshme, por edhe në ato që ende nuk janë zbuluar.
Prof. Afrim Hoti nga Durrësi dhe profesoresha Sara Santoro nga Chieti janë entusiaztë. Çdo vit zbulimet kanë qenë befasuese: fillimisht muret e një godine madhështore të shek. 12-13; më pas pesë skelete të banorëve, viktima të tërmetit shkatërrues të vitit 1273; një thesar i vogël me monedha të shek. 14; dhe lista vazhdon. Tashmë një vëllim i veprës studimore "Dyrrachium" i kushtohet amfiteatrit.
Por, më e rëndësishmja mbetet transferimi i familjeve që banojnë në një shtëpi, të ndërtuar mbi arenen e amfiteatrit. Vullneti i bashkisë dhe qeverisë nuk kanë mundur ende ta zgjidhin përfundimisht lëvizjen graduale të banorëve, të cilët në përgjithësi janë solidarizuar me qëndrimet e institucioneve.
Kjo do të mundësonte hapjen e plotë të arenës dhe krijimin e kushteve për rritjen e numrit të vizitorëve në monument. Specialistët mendojnë se vendimi i pritshëm i dhjetorit të ardhshëm nga fondazioni "Europa nostra", që e konsideron amfiteatrin një monument të rrezikuar duhet konsideruar si një mundësi bashkëpunimi të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare për rivitalizimin e tij.
Sistemi i ndriçimit që u përurua mbrëmjen e kaluar, duhet ndjekur nga instalimi i një impianti ndriçuesish edhe në rruginat e lagjes Kala dhe të mureve mesjetare, që do t'u shërbenin vizitorëve të qytetit si një kartvizitë miqësore./k.s/s.s./
http://www.ata.gov.al/NewsStyle.aspx?NewsItemID=612003&News_Date=01/11/2013

DURRËS/ AMFITEATRI ANTIK NDRIÇOHET PLOTËSISHT PËR HERË TË PARË, INSTITUCIONET BASHKËPUNOJNË ME KOMPANINË PRIVATE
DURRËS, 1 Nëntor /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Amfiteatri i Durrësit është ndriçuar në mënyrë të përhershme, falë bashkëpunimit me një kompani të pranishme në vendin tonë.
Që nga zbulimi i tij në vitin 1966, ky është impianti i parë i plotë për ndriçimin e shkallareve dhe galerive të monumentit më të madh të antikitetit, të zbuluar në vendin tonë.
Në ceremoninë e organizuar mbrëmjen e kaluar, Zonja e parë, Odeta Nishani, e cila është nismëtare e këtij realizimi, falenderoi institucionet dhe firmën zbatuese të projektit, duke theksuar rëndësinë që ka ndriçimi i këtij monumenti të parë për të ardhmen e objekteve të tjera të trashëgmisë kulturore të vendit tonë.
Ajo falenderoi vecanërisht kompaninë Albtelekom dhe Eagle Mobile, që sponsorizuan zbatimin e projektit të ndriçimit të amfiteatrit 1900-vjeçar.
Osun Dinler, zv/drejtor i kësaj kompanie, tha se kjo mbështetje është vetëm një pikë në fushën e gjerë të kulturës materiale të popullit shqiptar dhe “ne ndjehemi krenarë për këtë”.
Duke përshëndetur të pranishmit zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes së institucioneve dhe enteve të tjera shtetërore dhe private në rivitalizimin e monumenteve arkeologjike dhe historike.
Specialistët kanë instaluar më shumë se 400 metra kabëll elektrik, së bashku me ndriçuesit në të gjitha galeritë, duke respektuar plotësisht cilësitë e monumentit.
Në arenën e tij ndriçojnë 12 projektorë të fuqishëm, të cilat kanë standarde sigurie dhe jetëgjatësie për ndriçimin e amfiteatrit antik./m.sh/

Nessun commento:
Posta un commento