Gjithnjë e më tepër është duke u zgjeruar turizmi dimëror. Janë vetë turistët ata që e kanë zgjeruar hartën e pikave turistike, pas afrimit të kësaj zone me pjesën tjetër të vendit, përmes autostradës.
Kështu ndodh edhe me zonën e Shishtavecit, në rrethin e Kukësit. "Vjen dimri dhe turistët vijnë për të shfrytëzuar pistat natyrale të skive. Për guzhinën, parapëlqejnë gatimin tradicional vendas si; mishin e pjekur, apo flinë, por edhe turshinë, apo djathin”, thotë një prej guzhinierëve të shumtë të kësaj zone, Mehmet Bala, i cili i është përkushtuar turizmit, prej të cilit ka të ardhura të mira.
Fluksi gjithnjë në rritje i vizitorëve ka sjellë edhe rritjen e interesit të fermerëve vendas, për shtimin e prodhimit bujqësor e blegtoral, sipas kërkesave e shijeve të vetë turistëve. Kjo ka bërë që në këto pika turistike të ngrihen jo vetëm linjat e përpunimit të qumështit, por edhe të prodhimit të pijeve alkoolike, prodhimit të nën produkteve të mishit, etj.
"Këtij qëllimi po i shërbëjnë edhe minifermat blegtorale me 10-20 lopë, me synim furnizimin me qumësht dhe nën produktet e tij në çdo periudhë të vitit të mjediseve turistike”, thotë kryetari i komunës së Shishtavecit, Dylejman Nela.

Ndërsa në komunën e Margegajt janë ngritur një varg rezervatesh të mbarështrimit të troftës. Kjo edhe për shkak se trofta, në lumin e Valbonës po shkon drejt zhdukjes, sikurse edhe 3-4 lloje peshqish që po zhduken në liqenin e Fierzës, për shkak të gjuetisë pa kriter./m.sh/s.s./
Un dua nje faqe me gatimet tradicionale te Kukesit:Per te me kontaktuar ne Email{linditahiraj00@gmail.com}Faleminderit per mirekuptimin !!!
RispondiElimina