14 novembre 2013

Jo armëve kimike, protesta në Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier 14/11/2013


Nov 14, 2013
DURRËS, Dhjetëra nxënës të shkollave të mesme në Durrës kanë dalë në protesta. Tubimi i tyre është duke u zhvilluar në qendër të qytetit dhe ata kanë bllokuar rrugën. Protesta u zhvillua në sheshin Iliria, pikërisht në zonën qëndrore ku ndodhen edhe institucionet kryesore vendore.
Ata kanë bërë thirrje që armët kimike siriane të mos vijnë në Shqipëri për tu shkatërruar.

ELBASAN, Për të tretën dit me rradhë, rrugët e qyteti të Elbasanit pushtohen nga protestues të cilët janë kundër ardhjes së armëve kimikë nga Siria. Në moton, "Stop armëve kimike", tubuesit kanë përcjellur mesazhin e tyre për qeverinë në Tiranë. Rrugëtimi i protestuesve ka vijuar nga stadium, "Ruzhdi Bizhuta" deri në qendër të bulevardit, "Aqif Pasha".
Sot protesta ju janë bashkuar edhe përfaqësuesit të lëvizjes ekologjike "AKIP", nga Tirana të cilët deklaruan se kjo protest do të shtrihet në të gjithë vendin. Student të universiteti Aleksadër Xhuvani, por edhe nxënës të shkollave nën-vjecarë , e kanë mbështetur edhe ditën e sotme protestën në një numër më të madh se në ditën e para. SHKODËR, Ndërkohë në Shkodër Myftinia e Shkodrës ka dalë kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Gjatë një deklarate për median, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari ka deklaruar se, "të mos prezantohemi si popull me imazh servil që pranon gjithcka, madje edhe kompromise në dëm të asaj që zoti ka dhënë". Sytari ka kërkuar që "të rritet ndjeja e krenarisë kombëtare". "Jemi këtu për të mbjellë jetë dhe shprese", ka thënë muftiu Muhamet Sytari.

FIER, Edhe në Fier, qindra qytetarë kanë dalë në protesta për të kundërshtuar sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri, për tu shkatërruar. Protestuesit i kanë bërë thirrje parlamentit të Shqipërisë, që të mos sillen armët në Shqiperi. Protesta është organizuar në qendër të Fierit, përballë prefekturës. Ajo është organizuar nga 24 shoqata civile në Fier dhe kanë marrë pjesë studentë, nxenës shkollash dhe qytetarë të ndryshëm.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate