16 novembre 2013

Amfiteatri i Durrësit në rrezik, Inspektohet nga ekspertë të “Europa Nostra”

16 nëntor 2013 11:55
Prej 6 muajsh listohet ne 7 monumentet me te rrezikuara te Europes…

Për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të amfiteatrit të Durrësit kanë ardhur për inspektim ekspertët e trashëgimisë kulturore nga "Europa Nostra" dhe përfaqësues të bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim.

Monumenti kërkon ndërhyrje emergjente në sistemin e rrjetit të ujërave.
Dy janë faktorët që kanë ndikuar në degradimin e këtij monumenti sipas arkeologes Lida Miraj, ndërhyrjet restauruese të gabuara si dhe ndërtimi i ujësjellësit të shtëpive në anë të monumentit.

Mozaiku mural, unik në llojin e tij po humb identitetin për shkak të lagështirës. Puna e ekspertëve është pëqëndruar fillimisht në gjetjen e sistemit të kanalizimeve të hershme, dhe më pas do të ndërhyhet vetëm me arkeologë profesionist.

“Zona me e rrezikuar eshte pjesa e poshtme e amfiteatrit e cila ka nje lageshtire shume te madhe por gjithashtu e rrezikuar eshte edhe pjesa e siperme e amfiteratrit me te gjitha ndertimet abuzive dhe nderhyrjet qe jane bere rreth monumentit. Puna e lageshtires eshte e lidhur me gjetjen e kanalizimeve te hershme qe shkarkonin ujerat e amfiteatrit ne periudhen romake. Nqs ne do gjejme kete kjo do te zgjidh shume probleme dh natyrisht dhe dhenia e fondeve eshte shume e lidhur me kete faze. Ne keto lloj nderhyrje eshet e rendesishme prania e arkeologve profesionst”

Amfiteatri i Durrësit, i zbuluar në vitin 1966, është më i madhi dhe më i rëndësishmi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/36301

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate