Protesta në Tiranë kundër armëve kimike. Qytetarët të mbledhur përpara Kryeministrisë
Berisha, Basha, Meta e deputetë, për pak çaste, pjesë e protestës. Tubime qyetetarësh në qytetet e vendit
14 nëntor 2013 21:53
Protesta kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane ka mbledhur para godinës së kryeministrisë qindra qytetarë, të cilët po protestojnë kundër këtij vendimi. Qytetarët po qëndrojnë aty që prej paarditës së sotme për të vijuar deri në orët e vona të mbremjes.
Edhe gjatë ditës së sotme ne Tirane kane vazhduar protestat qytetare kunder armeve kimike. Qindra vete kane marshuar nga sheshi Skenderbej pergjate bulevardit ne drejtim te kryeministrise. Ata i kane kerkuar qeverise te refuzoje asgjesimin e armeve kimike te Sirise ne vendin tone.
Kanë qenë jo të paktë dhe deputetët që janë përfshirë në rradhët e protestuesve.
Ndërsa vetë kreu i Kuvendit, Ilir Meta duke qenë i pranishëm në protestën para selisë ku zhvillohet sot seanca e radhës e parlamentit ka synuar që të qetësoje protestuesit.
“Ka mjaft spekulime për armët kimike, vendimi ende nuk është marrë. Nuk mund të ketë asnjë vendim jashtë syrit dhe vëmendjes së qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Meta.
Nderkohe qe nje perfaqesi e protestuesve jane takuar paraditen e sotme me kreun e shtetit, Bujar Nishani per t'i shprehur shqetesimin e qytetareve shqiptare. Njeheresh kjo perfaqesi i ka shprehur Presidentit kundershtine e forte ndaj mundesise per sjelljen e armeve kimike siriane ne Shqiperi.
Presidenti Nishani pret përfaqësues të protestes. Presidenca: Për fat të keq, kreu i shtetit nuk ka informacion nga qeveria
"Presidenti Nishani priti sot në një takim një përfaqësi të qytetarëve që protestuan kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri, dje përpara Institucionit të Presidentit të Republikës.
Pasi dëgjoi argumentat e sjella nga përfaqësuesit e qytetarëve, Presidenti i Republikës vlerësoi si një të drejtë themelore protestën dhe se çështja e importimit të armëve kimike ka një ndjeshmëri maksimale nga opinioni publik.
Për fat të keq, Ai si Kreu i Shtetit shqiptar deri në këto momente nuk ka asnjë kontakt apo informacion nga Qeveria Shqiptare për këtë çështje. Kjo tingëllon krejt e pazakontë, por për fat të keq ky është realiteti në lidhje më njohuritë e Presidentit", njoftoi Presidenca, permes nje deklarate per shtyp.
Por sipas ketij njoftimi, behet e ditur se Presidenti i Republikës mbetet në pritje që të kontaktohet dhe informohet nga Qeveria Shqiptare.
"Nga ana e Tij, Kreu i Shtetit i siguroi përfaqësuesit e qytetarëve dhe përmes tyre të gjithë qytetarët e vendit se në çdo rast Presidenti do të jetë garant i respektimit dhe zbatimit të Kushtetutës dhe legjislacionit shqiptar si dhe prioritet i punës së Kreut të Shtetit mbetet gjithmonë garancia për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të vendit:, thuhej ne njoftim.
Protestat qe prej dites se djeshme jane shtrire ne te gjithe rrethet e vendit.
Armët kimike në Shqipëri, qindra të rinj protestë në Durrës
Qindra të rinjë durrsak, nxënës të gjimnazeve të ndryshme të qytetit, dolen në protestë kunder asgjesimit te armëve kimike.
Me pankatra në duar, ata bënë një marshim, nga bulevardi “Dyrrah”, për tu ndalur më pas në qendër të qytetit bregdetar.
Në orën 14:00 një tjetër protestë masive është paralajmëruar nga shoqëria civile po ne qytetin e Durresit.
Elbasani “Jo” të fuqishme armëve kimike
“Jo” e fuqishme kundër armëve kimike nga qyteti i Elbasanit. Mijëra qytetarë të këtij qyteti, të cdo kategorie e grupmoshe, të mbështetur edhe nga qytete të tjera e madje edhe nga Kosova e Maqedonia janë grumbulluar në shehin kryesor dhe kanë shprehur kundërshtimin e vendosur për ti thënë jo këtyre armëve. Tashmë thirrjet kanë qenë të drejtpërdrejta drejtuar Kryeministrit dhe parlamentit që ti thonë Jo, armëve
Dhjetera të rinj, qytetarë, intelektualë, ambientalistë të tjerë gjithashtu janë shprehur me zemërim kundër këtyre armëve. Ata kanë paralajmëruar se situata që i pret të gjithë është tejet e rrezikshme se në rrezik është e ardhmja e fëmijëve. Se armët duhet të shkatërrohen në vendet që i prodhojnë ose zotërojnë kapacitete e duhura. Oratorët deklaruan se e gjithë Shqipëria do të cohet në këmbë se shqiptarët do të mbështeten nga Franca në Nju Jork deri sa Kryeministri dhe parlamenti të thotë "Jo".
Në ditët në vijim janë paralajmëruar protesta akoma më të mëdha
Fier, protesta kundër armëve kimike, specialistët e ish azotikut: Të mos harrojmë arsenikun
Protesta kundër armëve kimike mblodhi ne Fier qindra qytetarë.
Thirrje qeverise dhe deputeteve, ndal asgjesimit ne Shqiperi, u be nga sheshi i ketij qyteti.
Por Feri ka një histori te veten me me lendët kimike.
Arseniku i groposur 3 km larg qëndrës është aty dhe do të mbetet përjetësisht sepse nuk u asgjesua.
Projekti për ngurtësimin dhe groposjen e arsenikut të Fierit erdhi pas dështimit të negociatave me vendet evropiane per ta larguar nga Shqipëria dhe asgjesuar në Itali.
Me një financim nga qeveria hollandeze prej 1.5 ml euro , arseniku u ngurtësua dhe u gropos në një landfill me garanci prej 100 vjetësh.
Pas kësaj arseniku mund të depërtojë nëntokë dhe të helmojë gjithcka përreth.
Berisha: T'i përgjigjemi zërit të qytetarëve
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha u perzien me turmen e protestuesve, qe ishin perballe kryeministrise gjate oreve te mesdites. Te dy jane pershendetur me protestuesit ndersa kane pershkruar ne kembe pjesen e bulevardit ku qendronin qytetaret. Kreu I demokrateve Lulzim Basha ne nje prononcim per abc neës tha se ishte i pranishem ne bulevard si nje qytetar.
Përpara se të hynte në sallën e Kuvendit, ish Kryeministri Berisha duke mbështetur shqetësimin e qytetarëve, që po protestojnë në sheshin përpara kësaj godine, theksoi faktin se “Shqipëria është vendi i fundit nga kushtet për t'u angazhuar në procesin e shkatërrimit të armëve kimike”. Sipas tij, Referendumi popullor është rruga demokratike.
“ T'i përgjigjemi zërit të qytetarëve”, tha ai.
Policia per protesten
Është protestë e ligjshme, me kërkesë zyrtare dhe leje të miratuar. Është tejkaluar orari I përfundimit të protestës, por duket se policia e Tiranës nuk do marri protagonizmin në ndërprerjen e protestës dhe shpërndarjen e protestuesve.
Ky ka qenë pak a shumë shpjegimi I burimeve të policisë së kreyeqytetit në lidhje me ecurinë e tubimit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para kryeministrisë.
Gjatë protestës u shënua asnjë moment tensioni apo përplasjeje me policinë.
Trafiku I automjeteve në segmentin e Bulevardit që lidh kryqëzimin e Bulevardit Bajram Curri me kryqëzimin te Kryesia e Kuvendit ka qenë I bllokuar për automjetet, por pa prekur lëvizjen në Unazë që ka qenë normale sikurse rruga Ismail Qemali, që lidh ish Bllokun me Liceun Artistik.
Policia rrugore dhe shërbimet e rendit, mbajnë në ruajtje rrethimin e jashtëm të Kryeministrisë dhe instutucioneve të tjera shtetërore, brenda të cilave qëndron Garda.
Ndërsa policia vijon të mbikqyrë dhe zhvillimet në protestë për të ndërhyrë në rast se situate do dalë jashtë kontrollit.Edhe gjatë ditës së sotme ne Tirane kane vazhduar protestat qytetare kunder armeve kimike. Qindra vete kane marshuar nga sheshi Skenderbej pergjate bulevardit ne drejtim te kryeministrise. Ata i kane kerkuar qeverise te refuzoje asgjesimin e armeve kimike te Sirise ne vendin tone.

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/36273
UPADTE- e Enjte, 14 Nëntor, 2013 | 20:48 pm
Të organizuar në të shumtën e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, shumë prej tyre pritet të kalojën natën aty, nëse nuk do të ketë një reagim të qeverisë “Rama” lidhur me çështjen.
Zhvillimet e ditës nga protestat e qytetarëve
Protestuesit kane theksuar per te disaten dite me radhe se nuk terhiqen nga protesta e tyre qytetare dhe jo politike per t’i thene qeverise ndal armeve kimike ne Shqiperi.
Aleanca Kunder Importit te Plehrave njofton se në orën 5:30 qeveria shqiptare do të mblidhet për të diskutuar çështjen e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. AKIP u bën thirrje të gjithë qytetarëve, që në këtë orë të dalin e të mblidhen sa më shumë para Kryeministrisë, për t’i thënë Jo armëve kimike.
“Sot ne oren 5.30, qeveria e Shqiperise do te mblidhet te kryeministria. AKIP ben thirrje qe ne keto ore vendimtare te dalim te gjithe te kryeministria per te vendosur! JO! JO! dhe JO! armeve kimike. PO! Shqiperise.”- njofton AKIP.
Per pak momente protestes i eshte bashkuar kryetari i PD-se, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha, shoqeruar nga te tjere deputete. “I bej thirrje gjithe te rinjve te ngrihen ne proteste madheshtore kunder armeve kimike”- ka thene Berisha, qe per pak momente eshte ulur kembekryq mes protestuesve, por me pas jane larguar.
Protestuesit kane deklaruar se nuk kane lidhje me politiken dhe reagimi i tyre eshte vetem qytetar.
Pas protestes masive para parlamentit kunder sjelljes se armeve kimike dhe shkaterrimit te tyre ne Shqiperi, qytetaret i jane drejtuar bulevardit kryesor per t’u vendosur para Kryeministrise.
Paralelisht protestohet edhe ne rrethe. Qytetare ne Durres, Fier e Elbasan kane leshuar thirrje kunder armeve kimike dhe reflektim te qeverise ne te mire te interesit te vendit.
Protesta para Kuvendit nisi ne oren 09.30 dhe zgjati deri ne mesdite. Ne te u mblodhen mijera qytetare, nxenes e studente me thirrje e parulla kunder armeve kimike.
Protesta paralizoi edhe qarkullimin, pasi rezultojne te bllokuara akset qe te shpien te Kuvendi i Shqiperise. Protestes i jane bashkuar edhe studentë dhe gjimnaziste te cilet kane braktisur mesimin.
Keshtu gjimnaziste te “Sami Frasherit”, Petro Ninit”, Ismail Qemalit” etj, studente te Gazetarisë pranë Fakultetit Histori- Filologji,bashkë me studentë të Ekonomikut dhe Korpusit kane bojkotuar mësimin.
Vendimi është marrë nga këshillat studentorë. Gjatë mbrëmjes në postimet e tyre në Facebook, nismës për bojkotimin e mësimit i janë bashkuar edhe studentët e Mjekësisë.
Nje dite me pare ne perfundim te protestes para piramides u njoftua se protesta e sotme do te jete gjate paradites perpara Parlamentit, nderkohe qe deputetet do te jen ne pritje te nisjes se seances plenare te dites.
Organizatorët e protestave njoftuan dje se do të jenë aty gjysmë ore para fillimit të seancës parlamentare, për t’u bërë apel të gjithë deputetëve
që ta kundërshtojnë vendimin për armët kimike.
“Ne nuk jemi të gjithë spartan, por treguam që ky popull ka bijtë e tij në këtë shesh. U bëj thirrje grave dhe nënave me shami të zeza që nesër (sot) në orën
9:30 të dalin për të protestuar para Parlamentit”, tha ambientalisti Sazan Guri.
Pas tubimit te Kuvendi, protesta do të zhvendoset si çdo ditë para Piramidës.
Protestuesit do të qëndrojnë aty për disa orë, për të pritur që të tjerë qytetarë të bashkohen me ta.
Protesta e djeshme
Ditën e djeshme, në protestat e shoqërisë civile kanë marrë pjesë edhe qindra të rinj, të cilit kishin braktisur orët e mësimit për t’u bërë apel bashkëmoshatarëve të tyre që të dilnin të gjithë në shesh. Maturantë nga Tirana kishin lënë në mes orët e mësimit për të protestuar te Kryeministria.
Teksa dëgjojnë thirrjet e të rinjve, në mes të turmës së protestuesve sheh edhe të moshuar që përloten. Disa prej tyre marrin guximin të flasin edhe para protestuesve. Por në protestë nuk ka munguar as zëri i emigrantëve. Njëri prej tyre u bëri thirrje të gjithë emigrantëve, kudo që janë, që të vijnë në Shqipëri me këtë rast.
“Është i pari rast që dal në miting, nuk kam dalë më parë për asnjë parti. Ftoj emigrantët që të vijnë dhe të çohen anembanë Shqipërisë, që ta shpëtojmë atdheun nga ky kolaps që do të vijë”, u shpreh emigranti. Pas thirrjeve poshtë dritareve të Kryeministrisë, protesta për armët kimike është zhvendosur para Presidencës. Protestuesit janë ulur në bulevard para Presidencës, duke i bërë thirrje kreut të shtetit që të mos firmosë për armët kimike. Më pas, protestuesit kanë marshuar drejt Korpusit, duke i ftuar studentët e Universitetit Politeknik që të bashkoheshin me ta. Gjatë ditës së djeshme, në Tiranë janë zhvilluar dy protesta të ndryshme nga organizata të shoqërisë civile, ku kanë marrë pjesë qindra intelektualë, qytetarë, emigrantë, nxënës të shkollave dhe studentë. Ndërsa një pjesë e protestuesve ishin mbledhur te Piramida, një grup tjetër protestonte në sheshin “Skënderbej”. Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës, si: Mesila Doda, Sokol Olldashi etj.
PROTESTA NË RRETHE
Protestat për armët kimike janë shtrirë edhe në disa rrethe të tjera të vendit. Dhjetëra nxënës të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës, por edhe qytetarë të shumtë kanë protestuar mesditën e djeshme në sheshin kryesor të qytetit. Edhe në qytetin e Elbasanit, studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, nxënës të shkollave të mesme dhe atyre 9-vjeçare kanë dalë të protestojnë kundër demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Protestës së studentëve në Elbasan i është bashkuar edhe kryetari i këshillit të qarkut, Eugen Isaj, së bashku me stafin e këtij institucioni. Po kështu, dhjetëra të rinj të Këshillit Studentor në Korçë kanë protestuar para universitetit “Fan Noli”, duke kërkuar që të mos sillen armët kimike në Shqipëri. Të rinjve të Këshillit Studentor u janë bashkuar edhe përfaqësues të tifozerisë së ekipit Skënderbeu. Një protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Lushnjë.
Nessun commento:
Posta un commento