10% - Masa për uljen e TVSH-së për turizmin. Ministrja e Turizmit tha se po përgatitet një propozim, i cili do t’i dorëzohet Ministrisë së FinancaveVizat - Biznesi kërkoi rishikim të mundësisë për të zgjatur në kohë periudhën e sezonit turistik dhe të liberalizohen vizat për disa vende nga të cilat vijnë më shumë turistë

Gjermeni theksoi gjithashtu se ministria synon të hartojë një masterplan të përgjithshëm kombëtar për turizmin dhe strategjinë 2014-2020, për zhvillimin e turizmit në bashkëpunim me biznesin dhe të gjitha grupet e interesit, si edhe me ndihmën e Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO).
Ministrja Gjermeni theksoi se në fushën e zhvillimit urban, ministria është duke mbledhur mendime dhe sugjerime nga grupet e interesit në procesin përfshirës të konsultimeve për rishikimin e ligjit të planifikimit të territorit, për të dalë me propozime konkrete për një ligj të ri të zbatueshëm nga të gjitha palët dhe për të adresuar të gjitha problemet e evidentuara në ligjin ekzistues.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/27/turizmi-kerkohet-liberalizim-vizash-per-vendet-qe-sjellin-numer-te-larte-pushtuesish/
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/27/turizmi-kerkohet-liberalizim-vizash-per-vendet-qe-sjellin-numer-te-larte-pushtuesish/
Nessun commento:
Posta un commento