17 nëntor 2013 15:36
Të gjesh një thesar në rrethinat e Apollonisë nuk do të thotë të bëhesh i pasur.
Vllaznim Vrenozi ka zbuluar thesarin e famshëm të Hoxharës.
Ishte koha kur disiplina e partisë sfidonte edhe fatin e gjetjes së një thesari.
Vlera studimore e monedhave prej argjendi e tejkalon atë monetare. Por nëse dikur objektet dorëzoheshin , sot arkeologët i druhen përvetësimit të tyre nga fermerët .
Shpesh këta të fundit gjejnë objekte antike nëpër toka bujqësore të fshatrave, Pojan, Kryegjatë dhe Hoxharë . Garanci do të ishte shpërblimi i dhënë nga autoritetet personave që i dorëzojnë.
Thesari i Hoxharës mendohet të jetë lënë i fshehur në një banesë të lashtë. Për arsye të paqarta pronari i tij e la nëntokë deri sa u gjet në vitin 1978.
Amfora kishte mbi 1000 monedha antike të periudhës romake, konkretisht të shekullit të dytë të erës sonë. Studiues vendas dhe të huaj i kanë bërë monedhat objekt të studimeve të tyre. Një tjetër thesar monedhash të ngjashme është gjetur brenda qytetit antik të apollonisë http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/36338
Nessun commento:
Posta un commento