Për dy fundjava rrjesht, në datat 25-27 tetor si edhe datat 1-3 nëntor, një grup prej 6 personash nga klubi Eksploruesit kanë inspektuar 11 shtigje për ecje malore në zonën e Korçës. Shtigjet ishin të shpërndara në fshatrat Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq.
Këto shtigje janë të një niveli vështirësie të lehtë deri mesatar dhe një pjesë e tyre kanë karakter kulturor ku përfshihet vizita në kishat e shumta të fshatit. Më shumë informacion mbi këto shtigje mund të gjeni tek mapping-albania.com
Këto aktivitete u mbështetën nga organizata GIZ (German International Cooperation) e cila po zbaton projekte për zhvillimin e turizmit malor në Korçë.
Disa foto nga ky aktivitet mund t’i shihni më poshtë:
Nessun commento:
Posta un commento