|
“Për herë të parë në Tiranë do të jetë “Nata e Gjatë në Muze”. Konkretisht për këtë, Galeria Kombëtare e Arteve për të parën herë e bashkon Tiranën me 120 qytete evropiane, të cilat kanë tashmë traditën e “Natës së Muzeve”, e praktikuar kjo që nga viti 1997. Natë, që ka pasur kudo shumë sukses dhe që në këtë traditë i bashkohemi edhe ne në natën e 29 Nëntorit. Gjatë kësaj nate, vizitorët në Galerinë e Arteve do të kenë mundësi të shikojnë falas ekspozitat dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë.
Piktura, skulptura, videoarti, arti alternativ, muzika dhe festa shqiptare do të jenë të prekshme si për ata persona që vijnë për herë të parë në të tilla ngjarje, por dhe për turistët e huaj të cilët ndodhen në Tiranë. Në këtë mënyrë, për Galerinë e Arteve “Nata e Bardhë” kthehet në “Nata e Gjatë e Muzeve”, ku do t’i bashkohen edhe aktivitete të organizuara nga Muzeu Historik Kombëtar.
Qendra Kombëtare për Fëmijë ofron një “Natë të Bardhë” për fëmijët dhe prindërit e tyre. Por, dua të theksoj këtu që do të jenë edhe hapësira të tjera, jashtë institucioneve, siç janë rrjeti i kinemave “Imperial” që ofron filma me çmime të reduktuara, si dhe të gjitha baret dhe restorantet, të cilat do të kenë etiketën e “Natës së Bardhë”, ofrojnë një jetë të larmishme dhe të gëzueshme gjatë orëve të natës, me çmime të favorshme edhe nën kosto”,- deklaroi Kumbaro.
Përsa i përket festimeve të 28-nëntorit Kumbaro deklaroi se qeveria ka parashikuar një program aktivitetesh që do të organizohen kryesisht në qytetin e Vlorës. “28 nëntori është ditë e flamurit dhe për këtë qeveria dhe kryeministri kanë organizuar një axhendë të posaçme në Vlorë që do ju bëhet e ditur.”,- deklaroi Kumbaro. Ministrja deklaroi se për festimet e “Natës së bardhë” nuk është një buxhet ekstra, por një buxhet i organizuar brenda buxhetit të institucioneve .
(a.n/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento