28 novembre 2013

Leonard Qylafi sjell “Muzeu i Natyrës”, Një përpjekjë për tiu drejtuar njerëzve me gjuhën e faunës

28 nëntor 2013 14:53
Diçka njerëzore nga bota e kafshëve në ekspozitën personale të Leonard Qylafit. Është drita që shfaqet në kanavacë si pjesë e natyrës së vetë faunës apo e njeriut që i ka studiuar ato. Rezultat që ka ardhur në dy vjet në vaj në kanavacë duke pikturuar me përpikëmëri foto nga koleksionet e ngrira të muzeut të natyrës. 
Ekspozita e hapur në Galerinë Zeta deri më 10 dhjetor, nxit një pyetje të vjetër: Ç’është natyrë në art? Çfarë mbetet e pandryshuar në natyrën e sendeve me gjithë evoluimin e formës?
Gjatë këtyre viteve Leonard Qylafi është marrë me video, fotografi, është fitues i Çmimit “Ardhje”, konkursi i përvitshëm për të rinjtë e artit bashkëkohor, ka fituar disa përvoja në Nju Jork, Goteborg e Vjenë ku dhe ka ekspozuar.
Personalja e tij “Subjekte të konservuara në pikturë, Muzeu i natyrës” nuk është megjithatë cikël krejt i shkëputur nga krijimtaria e deritanishme. Është akoma kurioziteti për vende dhe gjëra që pësojnë transformim të ngadaltë, gjurmën shtegtuese nëpër kohë, e kapshme vetëm nga syri i artistit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate